Kapen 403 kg kanabis, vinte nga Lazarati
Policia greke ka sekuestruar një sasi prej 403 kg kanabis sativa, brenda 24 orëve, në dy vende të ndryshme pranë kufirit shqiptaro-grek, mes Sarandës dhe Igumenicës. Ne pranga të akuzuar për trafikun janë dy shqiptarë, ndërkohë që droga mësohet se vinte nga Lazarati, raporton ‘Panorama’.drejtuar nga një shqiptar 42 vjeç transportonte 159 kg 250 grame marihuanë.
Nga hetimet e deritanishme, mësohet se droga kishte kaluar përmes maleve të Konispolit, ku është transportuar me mushka nga disa persona, transmetojnë mediat .
Në një tjetër operacion, pranë Qafë-Botës, policia e Igumenicës ka gjetur të fshehura mes shkurreve 8 çanta të zeza sportive, të mbushura me drogë. Zona është mbajtur në ruajtje për disa minuta, deri sa aty ka mbërritur me automjet një shtetas, për të ngarkuar drogën. Ai është identifikuar më pas si një shtetas shqiptar, 21-vjeç. Ndërkohë, brenda çantave me drogë, policia greke ka gjetur 205 pako me 244 kg “cannabis sativa”. /Telegrafi/