Kapet hajni i shtëpive

15:16 / 29.08.2012
Policia e Ferizajt ka vënë të mërkurën në pranga Nuhi.K (36 vjeç), nën dyshimin se ka qenë i përfshirë në disa vjedhje serike në fshatin Babush të Ferizajt. Burime policore kanë bërë të ditur se i dyshuari pas intervistimit ka pranuar se disa herë në këtë fshat ka operuar në shtëpitë e serbëve të kthyer në këtë lokalitet.

Shefi i operativës rajonale, kapiteni Basri Shabani, ka thënë se i dyshuari ka pranuar se vjedhjet i ka kryer duke hapur me forcë dyert dhe duke marrë nga aty pajisje të ndryshme.

"Nga shtëpitë i dyshuari nga ka marr pajisje për amvisëri, dritare, pajisje sanitare, pjesë të instalimit të ujit etj., të cilat janë hequr me forcë. Të gjitha këto pajisje dhe mjete, i dyshuari i kishte dërguar në shtëpinë e tij", ka thënë Shabani, transmeton “Kosovapress”.

Mësohet se me rastin e bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar nga policia një sasi e konsiderueshme e gjerave të vjedhura. Me urdhër të Prokurorisë Komunale të Ferizajt, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
9:54 / 23.05.2013
Eva Longoria

Longoria me titull master

Eva Longoria ka një mirënjohje të re në rezymenë eë saj, pasi ka marrë titullin master gjatë të mërkurës.
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
8:50 / 23.05.2013
Foto: Ilustrim

BE rrit luftën kundër evazionit tatimor

Liderët e Bashkimit Evropian janë pajtuar për një shkëmbim automatik të informacioneve bankare anembanë bllokut, deri n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.