Kapet i kërkuari për vrasje
Një 34 vjeçar nga Erseka dhe me banim në Radhimë është vënë në prangat e policisë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, ndërsa kërkohej nga drejtësia italiane.Burime zyrtare nga policia e Vlorës thanë për noa.al, se i ndaluari është Ilir Rukaj, i cili u prangos në një hotel në Radhimë.
Mësohet se ndaj Rukaj, Gjykata e Astit në Itali kishte lëshuar ndaj Rukaj masën e sigurisë “Arrest me burg” si i dyshuar si autori i një vrasje të kryer me bashkëpunëtor.
Sakaq arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimi drejt shtetit fqinj. /Telegrafi/