Kapet me armë polici i rremë

11:41 / 23.09.2012
Policia e Shijakut ka vënë në pranga një 37-vjeçar, banues në Katund Sukth, pasi ishte veshur me uniformë policie pa qenë pjesëtar i kësaj trupe. Bëhet fjalë për Idlir Dervishin, i cili akuzohet për "Kanosje për shkak të detyrës", "Mosbindje ndaj urdhrave të ligjshëm të punonjësve të Policisë së Rendit Publik", "Mbajtje pa të drejtë të uniformës" dhe "Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta".

Mëngjesin e së premtes, një polic i panjohur qëndronte përballë godinës së Komisariatit të Shijakut. Ai u ka tërhequr vëmendjen efektivëve të policisë, të cilët kanë konstatuar se personi me uniformë nuk ishte kolegu i tyre. Menjëherë uniformat blu i kanë bërë thirrje kolegut të rremë që të shkonte pas tyre në Komisariat. Por, 37-vjeçari jo vetëm që nuk i është bindur këtij urdhri, por ka nisur të kanosë e të fyejë efektivët e policisë.

Në këto kushte, atyre ju është dashur që të përdorin forcën dhe ta arrestojnë atë, shkruan “BalkanWeb”. Burimet e mësipërme pohojnë se ende nuk është sqaruar shkaku i qëndrimit të policit të rremë përpara Komisariatit të Shijakut, ndërkohë që atij i është kapur edhe një armë e ftohtë që dyshohet si thikë. Arrestimi i tij vjen në një moment tensioni në Shijak, vetëm pa ditë pas vrasjes së shefit të komisariatit, Adem Tahiraj. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
20:47 / 21.05.2013
George Michael, Foto: Contact Music

George Michael po shërohet pas aksidentit

Këngëtari George Michael është duke u rikuperuar mirë pas lëndimeve që pësoi javën e kaluar në një aksident komunika...
Teknologji
17:06 / 21.05.2013
Konsumatorët më pak të kënaqur me iPhone

Konsumatorët më pak të kënaqur me iPhone

American Customer Satisfaction Index thotë se Apple mbetet në krye të listës së kënaqësisë konsumatore, por kjo shkall...
Ekonomi
16:26 / 21.05.2013
Foto: Ilustrim

Disa lagje në Prishtinë pa rrymë gjatë tërë ditës

Që nga orët e hershme të mëngjesit nuk po punon një linjë e energjisë elektrike në rrugën “Mustafë Statovci” në ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.