Kapet në flagrancë dhunuesi i të miturës

14:10 / 21.08.2012
Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 20-vjeçar, i cili akuzohet për marrëdhënie seksuale me të mitur.

Sipas policisë së Vlorës, mësohet se 20-vjeçari Sajmir Demaj, me precedentë të shumtë penal, ka marrë me forcë një vajzë të mitur, të cilën e ka futur në një ambient, me qëllim kryerjen e marrëdhënieve seksuale.

Menjëherë në vend kanë shkuar oficerë të policisë kriminale, të cilët kanë ndërhyrë dhe kanë neutralizuar 20-vjeçarin, i cili ka qenë mjaft i dhunshëm dhe ka kundërshtuar punonjësit e policisë gjatë kohës që po përpiqej të kryente marrëdhënie seksuale me të miturën, raporton noa.al.

Policia informon se ky shtetas akuzohet për veprën penale “Kryerja e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe sqaron se 20-vjeçari banues në Vlorë, është person me precedent të shumë penale dhe me rrezikshmëri të theksuar kriminale.

“Ky shtetas është dënuar me 6 muaj burg për veprën penale “Vjedhja parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal, ai i ka grabitur sendet personale shtetases L. P., duke e plagosur lehtë me thikë në grykë. Në cilësinë provës materiale i janë gjetur sendet e grabitura.

Për këtë vepër penale ky shtetas është dënuar me 5 vjet burg, nga të cilat ka vuajtur një pjesë dhe është liruar me kusht”, informon policia.

Gjithashtu sipas uniformave blu, mësohet se gjatë një kontrolli të ushtruar gjatë viteve të mëparshme, 20-vjeçarit në xhepin e pasëm të pantallonave, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një paketë cigare, brenda së cilës ndodhej një sasi bime narkotike me peshë 1 gram si ajo e llojit “Canabis sativa”.

Policia informon se në shkurt të këtij viti, 20-vjeçari është arrestuar në flagrancë pasi ka fyer, sharë e më pas ka kundërshtuar me dhunë duke goditur punonjësin e policisë me iniciale A. I. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:30 / 19.05.2013
Big Mama, Foto: FB

Big Mama u thotë femrave: Po shkoi njëri vjen tjetri!

Besjana Kasami,e njohur me emrin skenik si Big Mama, së shpejti do të sjellë këngën me titull “Ku mbeti dashuria”, e c...
Teknologji
19:58 / 19.05.2013
Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Njëri nga problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit e telefonave mobil është sasia që ata duhet ta lëshojnë në treg...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.