Kapitull i ri për Kosovën

11:16 / 11.09.2012
Po përmbyllet një kapitull i historisë më të re të Kosovës për të hapur vizionin e shtetit të bërë dhe demokratik. Sot është dita e parë e këtij fillimi historik për ne, nga sot e tutje sfidat e shumta e të reja do të qëndrojnë para shtetit të ri të Kosovës. Kështu është thënë në konferencën me temën “Kaptinë e mbyllur në Ballkan”, në të cilën kanë marrë pjesë krerët më të lartë të institucioneve vendore, ambasadorë dhe përfaqësues të ndryshëm diplomatikë në vend dhe jashtë tij.

Në këtë konferencë, Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë se Kosova po e përmbyll një kapitull dhe po e hap një të ri në historinë e saj.

“Po e përmbyllim një kapitull të historisë më të re të Kosovës për të hapur vizionin e shtetit të bërë dhe demokratik. Po e hapim një faqe të re të historisë sonë, të synimit të qytetarëve të Kosovës, që si popull i lirë dhe i dinjitetshëm dhe i barabartë, të bëhen pjesë e familjes ës madhe evropiane. Ne po e realizojmë një ëndërr të kamotshme për liri, pavarësi e demokraci, për të cilën punuan e sakrifikuan gjenerata të tëra gjatë historisë sonë. E ndërtuar si vullnet i popullit me përkrahjen e pakursyer ndërkombëtare, Kosova ka kaluar një rrugë jo pa vështirësi. Dallimet tona i kemi shndërruar në përparësi dhe pa harruar të kaluarën tonë të dhimbshme po e ndërtojmë të tashmen për t’i hapur rrugë të ardhmes sonë”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se shteti i Kosovës i ka rrënjët e thella në vlerat evropiane, ku shtet ndërtimi ynë është i bazuar në parimet e larta të demokracisë, të respektimit të lirive dhe të drejtave dhe me barazi për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.

Jahjaga ka shtuar se e ardhmja e Kosovës është e sigurt si pjesë e pandashme e Evropës. Sipas saj, rruga jonë është rruga e integrimit dhe ajo është e ndërtuar se bashku me Bashkimin Evropian.

Ajo i ka bërë thirrje BE-së që të flasë me një zë vendet e rajonit, me theks të veçantë për Kosovës, pasi që, sipas saj, kjo do t’u ndihmojë shumë përafrimit të këtyre vendeve.

Ndërkaq, Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë po ashtu se dita e sotme është ditë historike për vendin, duke shtuar se vendin e presin edhe shumë sfida të mëdha.

“Sot është dita e parë e këtij fillimi historik për ne, nga sot e tutje sfidat e shumta e të reja do të qëndrojnë para shtetit të ri të Kosovës. Mirëpo, janë këto sfida të zakonshme të shteteve të pavarura të shoqërive të përgjegjshme, janë sfida të kuptueshme, të pranueshme dhe të tejkalueshme. Pikërisht, këtë e shoh si moment tepër me rëndësi në historinë e shtetit tonë të ri, momentin kur arritëm që të trajtohemi të barabartë nga të tjerët dhe që veten ta përjetojmë të barabartë me të gjithë”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se fundi formal i mbikëqyrjes së pavarësisë e mundëson këtë. Ajo mundëson që përmes këtij trajtimi të barabartë të rritet vetëdija jonë mbi përgjegjësitë e përbashkëta që kemi ndaj qytetarëve, ndaj fqinjësisë dhe ndaj mbarë botës demokratike.

Në këtë konferencë një fjalë rasti e ka mbajtur edhe Pieter Feith, deri dje mbikëqyrës i pavarësisë së Kosovës, i cili ka thënë se dje ishte vetë dëshmitar i përmbylljes së një kapitulli të fundit për Ballkanin, duke shprehur kënaqësi që është pjesë e një konferencë në të cilën Republika e Kosovës e hap një kapitull të ri.

“Dje pas dite në aktin e fundit si përfaqësues civil ndërkombëtar në mbikëqyrjen e implementimit të pakos së Ahtisaarit kam qenë dëshmitar i përmbylljes së kapitullit të fundit për Ballkanin dhe jam i kënaqur që marrë pjesë në këtë konferencë për fillimin e ri të Kosovës në kapitullin e ri dhe këtë nuk do ta bëj më si një përfaqësues civil ndërkombëtar, por si një qytetar civil i Bashkimit Evropian”, ka thënë ndër të tjera Feith.

Konferenca po vazhdon gjatë tërë ditës. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:30 / 19.05.2013
Big Mama, Foto: FB

Big Mama u thotë femrave: Po shkoi njëri vjen tjetri!

Besjana Kasami,e njohur me emrin skenik si Big Mama, së shpejti do të sjellë këngën me titull “Ku mbeti dashuria”, e c...
Teknologji
19:58 / 19.05.2013
Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Njëri nga problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit e telefonave mobil është sasia që ata duhet ta lëshojnë në treg...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.