Karzai fton shefin e talibanëve në zgjedhje

18:17 / 12.07.2012
Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, e ka ftuar liderin taliban, Mullah Omar, që të merrë pjesë në zgjedhjet në Afganistan.

Duke folur para gazetarëve në Kabul, Karzai tha se Mullah Mohamed Omar mund të hyjë brenda Afganistanit kudo që ai dëshiron dhe mund ta hapë zyrën e tij politike, por duhet të largohet nga dhuna dhe arma, raporton Rel.

Mullah Omar, pushteti i të cilit në Afganistan u përmbys nga invadimi i Shteteve të Bashkuara në fund të vitit 2001, është njëri nga njerëzit më të kërkuar në botë, ndërsa Ëshingtoni ka ofruar shpërblim deri në 10 milionë dollarë për informacione që çojnë në zënien e tij.

Disa herë, presidenti Karzai i ka bërë thirrje Omarit dhe kryengritësve të tjerë, që përpiqen ta përmbysin administratën e tij të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, që të heqin dorë nga dhuna dhe ta pranojnë integrimin paqësor. Por, talibanët shumë herë i kanë refuzuar ofertat e Karzait, ndërsa në fillim të këtij viti u tërhoqën nga bisedat kërkimore me Shtetet e Bashkuara. /Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Hamid Karzai
Hamid Karzai
 
 
Magazina
22:09 / 22.05.2013
Lyrical Son dhe Mc Kresha

Lansohet kënga e re e Kreshës, Lyricalit dhe Kaos

MC Kresha, Lyrical Son dhe Kaos kanë publikuar këngën e tyre të re, të titulluar “Sa Mirë Me Kon Une”.
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
8:50 / 23.05.2013
Foto: Ilustrim

BE rrit luftën kundër evazionit tatimor

Liderët e Bashkimit Evropian janë pajtuar për një shkëmbim automatik të informacioneve bankare anembanë bllokut, deri n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.