Kastrati përgëzon policinë për efikasitet pas shpërthimit në veri

14:42 / 5.02.2013
Drejtuesit e Komunës së Mitrovicës kanë reaguar pas incidentit që ka ndodhur të hënën mbrëma në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës, ku si pasojë e një shpërthimi janë lënduar dy fëmijë të komunitetit serb. Ata kanë dënuar sulmin dhe politizimin e rastit nga drejtuesit e institucioneve paralele serbe në veri.

Kryetari i komunës, Avni Kastrati, përgëzoi efikasitetin e Policisë së Kosovës që ka ndërhyrë shpejt dhe ka bërë të mundur arrestimin e të dyshuarit, që është një person i komunitetit serb, fqinj me familjen e dëmtuar.

“Efikasiteti i organeve te rendit është përgjigja më e mirë që mund t’u jepet përpjekjeve të strukturave ilegale për të politizuar raste të ndjeshme sikur ky i fundit, ku janë lënduar dy fëmijë”, tha ai.

Ndërsa, drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, i cili gjatë natës ka qëndruar në Lagjen e Boshnjakëve, tha se situata ka qenë shumë e tensionuar.

“Banorët kanë qëndruar zgjuar gjatë gjithë natës nga frika e eskalimit të situatës”, tha Bala.

Sipas tij, strukturat e rendit duhet të shtojnë masat e sigurisë, meqë ditëve të fundit ka një valë incidentesh në veri, të cilat e kanë bërë shumë të ndjeshme situatën. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
9:55 / 20.06.2013
James Gandolfini

Ndërron jetë James Gandolfini

James Gandolfini, aktori i njohur më së shumti për rolin e bosit Tony Soprano në serialin “The Sopranos”, ka ndërruar ...
Teknologji
10:26 / 20.06.2013
Një Facebook Phone, prodhuar nga Samsung?

Një Facebook Phone, prodhuar nga Samsung?

Sipas disa raporteve të fundit thuhet se drejtori i Facebook, Mark Zuckerberg ka filluar bisedimet me Samsung për krijimin e ...
Ekonomi
9:37 / 20.06.2013

Çipsat nga Serbia futen me çmime dumping në Kosovë

Konkurrenca në treg veç tjerash ka për qëllim kryesorë sigurimin e çmimeve të favorshme dhe reale për konsumatorë. Nga...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.