Katalonia përgatit referendum për pavarësi

21:48 / 26.09.2012
Rajoni i Katalonisë ka paralajmëruar mbajtjen e referendumit për pavarësi nga Spanja, duke injoruar kundërshtimin e qeverisë qendrore në Madrid në lidhje me votimin, njofton agjencia e lajmeve DPA.

Kryeministri katalonas, Artur Mas, tha të mërkurën se nëse partia nacionaliste CiU fiton në zgjedhjet e 25 nëntorit në rajon, katalonasit do të votojnë pastaj për “vetevendosje” gjatë legjislaturës së ardhshme.

“Nëse qeveria spanjolle e kthen shpinën dhe nuk autorizon ndonjë lloj referendumi apo votimi, ajo duhet bërë disi”, ka thënë Mas në parlamentin rajonal.

“Katalonia duhet që të rrisë marrjen e vendimeve sovrane pavarësisht nëse mund të arrijë marrëveshje ose jo me Spanjën. Është evoluim natyral i një kombi që të ketë një shtet”, ka thënë Mas.

“Varësia jonë në shtetin spanjoll ia ka prerë krahët ekonomisë dhe përparimit social”, ka thënë Mass duke shpallur zgjedhjet e parakohshme më 25 nëntor për të promovuar kërkesën katalonalse për vetëvendosje. /Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Artur Mas
Artur Mas
 
 
Magazina
0:31 / 19.05.2013
Foto: Reuters

Danimarka fiton Eurovisionin

Përfaqësuesja e Danimarkës, Emmelie de Forest, me këngën “Only Teardrops”, ka triumfuar në natën finale të edicioni...
Teknologji
9:11 / 19.05.2013
Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Bordi ekzekutiv i motorit të madh të kërkimit në internet, Yahoo do të takohet sot për të votuar ose jo blerjen mikro-bl...
Ekonomi
20:56 / 18.05.2013

Qeveria do të kërkojë sqarim nga amerikanët për Trepçën

Pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet konsorciumit amerikan “New Generation Power”, dhe Ministrisë për Miniera dhe...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.