Katër kushtet amerikane për Serbinë

11:07 / 26.10.2012
Nëse në fillim të dhjetorit vazhdon dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit dhe nëse shënohet një përparim për çështjet tjera teknike, si telekomunikacioni dhe energjetika, Këshilli i Evropës deri në fund të vitit do të caktojë “datën e kushtëzuar” për fillimin e bisedimeve të Serbisë për anëtarësim në bashkimin Evropian. Sipas burimeve diplomatike në Washington dhe Bruksel, kjo është porosia që kreut shtetëror serb do t’ia dërgojnë Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Catherine Ashton, të cilat javën e ardhshme arrijnë në Beograd.

"Data e kushtëzuar" në të vërtetë do të ishte formulimi se "Serbia do të fillojë negociatat kur ajo i plotëson kriteret kyçe" në procesin e integrimit evropian.

Sipas burimeve të ditores “Vecernji Novosti”, Clinton dhe Ashton nuk do të dorëzojnë kërkesa të reja për Kosovën, por do të vijnë për të inkurajuar rinisjen e dialogut dhe për të përsëritur atë se çka pritet nga Serbia në lidhje me Kosovën.

Lista e veprimeve që priten nga Serbia është kjo:

- Zbatimi i plotë i marrëveshjes për menaxhim e integruar të pikëkalimeve kufitare.

- Tërheqja e Beogradit nga strukturat e sigurisë dhe të drejtësisë në veri të Kosovës

- Vazhdimi i dialogut dhe ngritja e bisedimeve në nivel politik, pa cenuar statusin e Kosovës

- Gjetja e zgjidhjeve për sektorët e telekomunikacionit dhe energjisë.

Clinton dhe Ashton me palën serbe do të qartësojnë listën e temave dhe datën e saktë kur të dy palët do të ulen në Bruksel. Ky takim mund të nisë në fillim të nëntorit.

Sipas burimeve në Qeverinë e Serbisë, politikanët serbë duhet të finalizojnë tekstin e platformës, i cili në rast të vërejtjeve të shtruara nga Ashton dhe Clinton, do të mund të korrigjohej, “por duke respektuar linjat e kuqe të Serbisë”.

Sekretarja amerikane e Shtetit do të vizitojë Beogradin të mërkurën, më 31 tetor, si pjesë e turneut të saj ballkanik. Për vizitën e Sekretares Clinton, policia serbe do të jetë në gjendje gatishmëria, ndërsa disa mijëra policë do të kujdesen për sigurinë e saj. Tash për tash është planifikuar që dyshja euro-amerikane do të bisedojë me presidentin e Serbisë Tomislav Nikolic, dhe kryeministrin serb Ivica Dacic.

Analisti serb, Ognjen Pribicevic, thotë se është “paksa e çuditshme” sesi Clinton vjen në Serbi vetëm disa ditë para zgjedhjeve presidenciale amerikane.

“Për administratën amerikane është me rëndësi që ajo të përmbushë pavarësinë e Kosovës, ndaj dëshirojnë të jenë të bindur që Beogradi dhe Prishtina do të bashkëpunojnë”. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
20:28 / 25.05.2013

Asgjë mes Dafinës dhe Bluntit

Dafina Zeqiri ka mohuar thashethemet e fundit në media se ajo ka një lidhje me DJ Blunt, ndërsa ka qeshur me spekulimet që ...
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.