Katër shqiptarë të plagosur në Itali

22:25 / 7.10.2012
Nga shpërthimi i një bombole, gazi në një provincë të Romës, në Formia, kanë mbetur të plagosur 10 persona, mes tyre edhe tre fëmijë, nga të cilët dy ishin shqiptarë.

Mediat italiane bëjnë të ditur se fëmijët i përkasin moshës 5 dhe 8 vjeçe dhe një foshnjë dymuajshe, nga të cilët dy janë shqiptarë dhe një italian. Por, pak më vonë raportohet se në gjendje të rëndë është edhe një vajzë 25-vjeçare, e djegur në 5 për qind të trupit dhe një djalë 24-vjeçar, i djegur në 25 për qind, që të dy shqiptarë.

Nga shpërthimi i ndodhur rreth orës 13:30 të ditës së sotme janë shkatërruar plotësisht dy apartamente, ndërsa një tjetër është shkatërruar pjesërisht.

Nga të dhënat paraprake mësohet se shkak për këtë shpërthim është bërë një rrjedhje gazi në një nga banesat e apartamenteve, ku jetonte një familje shqiptare me qira, transmeton “Shekulli”.

Shkak mendohet të jetë lidhja jo e rregullt e tubacionit për furnizimin me gaz natyror. 10 banorë, mes tyre 3 fëmijët, u dërguan me urgjencë drejt spitalit si rrjedhojë e plagëve të marra, ndërsa kryefamiljari i banesës ku rrodhi gazi u shoqërua në polici. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
22:27 / 19.06.2013
Noizy

“Po Sikur”, bashkëpunim nga Zanfina dhe Noizy

Reperi nga Shqipëria, Noizy, duket se nuk e ka ndërmend të ndalet, pasi në kuadër të albumit të tij të ri, ai ka publik...
Teknologji
20:19 / 19.06.2013
LG me ekrane të lakueshme dhe të pathyeshme, gjatë vitit!

LG me ekrane të lakueshme dhe të pathyeshme, gjatë vitit!

LG është rrugës për tu bërë prodhuesi i parë i cili do të bëjë prodhimin në masë të ekraneve fleksibile dhe të pa...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.