Kavajë, makina përplas për vdekje nënën dhe bijën e saj njëvjeçare
Një aksident tragjik ka ndodhur në afërsi Kavajës, në zonën e Golemit, ku nënë e bijë kanë mbetur të vdekura.Siç informon NOA, një makinë me targa të huaja ka përplasur për vdekje 28 vjeçaren Violeta Metani dhe vajzën e vogël që ajo mbante në krah, vetëm një vjeçe.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Durrës- Kavajë ku nëna e re me vogëlushen e saj ishin duke kaluar rrugën, teksa një makinë i ka përplasur furishëm.
Drejt vendit të ngjarjes kanë mbërritur policia të cilat kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së rëndë që tronditi qytetarët mesditën e sotme, ndërsa është vënë në pranga drejtuesi i mjetit me targa angleze, 40 vjeçari Latif Tola. /Telegrafi/