Kelmendi: Kurteshi - Avokat i Homoseksualëve!

19:33 / 21.12.2012
Deputeti i Partisë së Drejtësisë, Gëzim Kelmendi, e ka akuzuar Avokatin e Popullit se është “Avokat i Homoseksualëve”. Kurteshi thotë se Lëvizja “Bashkohu” dhe sulmuesit tjerë të skenës së lansimit të edicionit “Seks” të Kosova 2.0 “pushtuan hapësirat publike”.

Kelmendi, të enjten në një debat në emisionin “Jeta në Kosovë”, e kritikoi Avokatin e Popullit, Sami Kurteshi, se nuk ka qenë i interesuar në gjendjen e të drejtave të njeriut në vend por më shumë ka shërbyer si “avokat i homoseksualëve”.

“Kurrë nuk ka qenë problem i juaji se sa po shkelen të drejtat e njeriut në Kosovë”, tha Gëzim Kelmendi, deputet nga Partia e Drejtësisë (PD). “Ju më shumë jeni avokat i homoseksualëve dhe pagave të punonjësve tuaj. Nuk jeni avokat i popullit”.

Avokati Kurteshi kundërshtoi deputetin Kelmendi.

“Raportet që po i përmendi ju për të drejtat e njeriut janë në webfaqe në katër gjuhë. Ju po thoni gënjeshtra”, tha ai.

Debati diskutonte tolerancën e orientimeve seksuale pas rastit të demolimit të skenës së “Kosova 2.0”, më 14 dhjetor. Deputeti Gëzim Kelmendi tha se “më së paku ka nevojë Kosova për edukim seksual”.

“Nuk ka nevojë Kosova për homoseksualë dhe lezbike. Ata janë të sëmurë mendorë.
80 për qind e personave me HIV janë homoseksualë”, u shpreh ai.

Sami Kurteshi, Avokat i Popullit, ka kundërshtuar edhe këtë qëndrim.

“Homoseksualët, të sëmurë mendorë? Hej, a e dini çka jeni duke folur?! Ne do të luftojmë për një shoqëri që njerëzit i pranon siç janë, e jo siç i doni ju dhe unë”, tha ai.

“Nuk mundeni me folë në emër të popullit dhe t’ia përcaktoni vlerat e tij”, shtoi ai.

Bujar Gjikokaj, Lëvizja “Bashkohu”, po ashtu tha se më 14 dhjetor ndërhyrësit në skenë e “kishin marrë kontrollin”.

Avokati Kurteshi reagoi edhe këtu: “Në konfliktin që e kemi tash, për pushtimin e hapësirave publike - ky është pushtim i hapur, me dhunë, i hapësirave publike nga një pjesë e qytetarëve të Kosovës - këtë avokati i popullit nuk e lejon. Nëse kam nevojë, edhe duke dalë jashtë institucionit dhe për ta luftuar siç kam bërë”. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Gëzim Kelmendi. Foto: Gazeta JnK
Gëzim Kelmendi. Foto: Gazeta JnK
 
 
Magazina
17:21 / 20.05.2013
Mary J. Blige, Foto: Getty Images

Blige, probleme tjera me tatimet

Këngëtarja Mary J. Blige po përballet me një tjetër akuzë nga autoritetet amerikane për mospagim tatimi për 3.4 milion...
Teknologji
15:40 / 20.05.2013
Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Edhe pse Bashkimi Evropian promovon integrimin më të thellë mes shteteve anëtare, kjo gjë nuk vërehet tek çmimet e roami...
Ekonomi
17:16 / 20.05.2013

AKP kërkon informata zyrtare për Trepçën

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), të hënën ka kërkuar zyrtarisht nga përfaqësuesit e Trepçës, që të ofrojnë t...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.