Kërcënohet gjyqtari i Dritan Dajtit

10:13 / 13.09.2012
Një vit pas atentatit mafioz ndaj gjykatësit Skerdilajd Konomi, një tjetër gjyqtar është kërcënuar me jetë. Kërcënimi në fjalë ka vënë në alarm strukturat shtetërore dhe Forcat e Sigurisë, të cilat kanë miratuar në mënyrë urgjente, nëpërmjet komisionit të posaçëm për mbrojtjen e gjyqtarëve, mbrojtje të veçantë me forcat e njësisë "Brisku" për gjyqtarin Ardit Mustafaj.

Burime të sigurta nga ky komision, i cili përbëhet nga përfaqësues të KLD-së, Ministrisë së Drejtësisë, përfaqësues të Policisë së Shtetit dhe drejtues të gjykatës në të cilën ushtron detyrën zoti Mustafaj, deklaruan për "Top Channel" se gjyqtari i Krimeve të Rënda është kërcënuar, nëpërmjet një letre, në datën 9 shtator. Sipas "TCH", në këtë letër gjyqtari paralajmërohet të ketë kujdes dhe të mos bëhet palë me atë çfarë kanë bërë të tjerët dhe të japë dorëheqjen nga gjykimi. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
12:58 / 23.05.2013

Gili, e kënaqur me këngën e re

Gili është shprehur e kënaqur me suksesin që po shijon videoprojekti i saj rikthyes në skenë, “Shpejt Festove”.
Teknologji
11:15 / 23.05.2013
LG Optimus GJ, rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

LG Optimus GJ, rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

LG ka shtuar edhe një model të ri të telefonit në linjën e saj të telefonave Android, përkatësisht modelin LG Optimus G...
Ekonomi
11:46 / 23.05.2013
Foto: Ilustrim

Kuvendi, në fund të qershorit raportin për faturat e KEK-ut

Komisioni i formuar nga Kuvendi i Kosovës, për hetimin e faturave të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), për janar ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.