Kërcënohet Katalonia, Spanja s’është Jugosllavi!

23:20 / 24.09.2012
Koloneli spanjoll, Francisco Alaman Castro, ka deklaruar të hënën se nuk ka shansa që Katalonia të fitojë pavarësinë, pasi sipas tij, Spanja nuk është Jugosllavi.

“Pavarësia e Katalonjës? Po, mbi trupin tim të vdekur! Spanja nuk është Jugosllavi. Edhe atëherë kur luani është duke fjetur, mos e provokoni atë, sepse kur të zgjohet do të tregojë egërsinë e treguar shekuj më parë”, ka thënë koloneli Castro raporton “Daily Telegraph”.

Dy javë më parë, mbi një milionë katalonas vërshuan rrugët e Barcelonës, duke bërë thirrje për pavarësi të rajonit të tyre industrial nga pjesa tjetër e Spanjës. Po ashtu qeveria e Katalonisë ka bërë pyetje Brukselit nëse do të mund të bëhet anëtare e Basshkimit Evropian si rajon i pavarur nga Spanja.

Kërkesa e katalonasve vjen në kohën më të keqe për Spanjën, e cila po zbaton masat shtrënguese për të ulë deficitin publik gjatë recesionit, ndërsa shkalla e papunësisë në këtë vend ka arritur shifrën 25 për qind.

Protesta që u zhvilluan në Barcelonë, e që tronditën Madridin zyrtar, u mbajtën në në Ditën Kombëtarë te Katalonisë, ku 7 milionë banorët e rajonit industrial, që gëzojnë gjysmë-autonomi nga Spanja, kujtuan mposhtjen e tyre nga trupat spanjolle ne vitin 1714, çka i dha fund pavarësisë së Katalonisë. /Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
22:27 / 19.06.2013
Noizy

“Po Sikur”, bashkëpunim nga Zanfina dhe Noizy

Reperi nga Shqipëria, Noizy, duket se nuk e ka ndërmend të ndalet, pasi në kuadër të albumit të tij të ri, ai ka publik...
Teknologji
20:19 / 19.06.2013
LG me ekrane të lakueshme dhe të pathyeshme, gjatë vitit!

LG me ekrane të lakueshme dhe të pathyeshme, gjatë vitit!

LG është rrugës për tu bërë prodhuesi i parë i cili do të bëjë prodhimin në masë të ekraneve fleksibile dhe të pa...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.