Kërkohet dorëheqja e ministrit Besimi

11:08 / 16.08.2012
Ministri i Mbrojtjes i Maqedonisë, Fatmir Besimi dy ditët e fundit është në qendër të kritikave të institucioneve të larta shtetërore dhe partive politike maqedonase, pas pjesëmarrjes së tij shoqëruar me oficerë të lartë të ARM-së në homazhet në varrezat e dëshmorëve të UÇK-së në Sllupçan të Kumanovës.

Presidenti i vendit, Gjorgje Ivanov ka kërkuar që të shqyrtohet keqpërdorimi i detyrës zyrtare nga ministri Besimi dhe prania e katër pjesëtarëve të uniformuar të ARM-së të hënën në varrezat e dëshmorëve të UÇK-së.

Qeveria gjithashtu përmes një komunikate zyrtare ka thënë se distancohet nga veprimet e tilla të një ministri dhe se delegacioni i ministrave shqiptarë në mënyrë private ka marrë pjesë në këto homazhe, raporton Ina.

Disa parti dhe shoqata maqedonas kanë kërkuar përgjegjësi nga Qeveria, por dhe dorëheqjen e ministrit Besimi.

Partitë opozitare LSDM dhe PLD kanë kërkuar dorëheqjen dhe përgjegjësi nga Qeveria. Kësaj kërkese i janë bashkëngjitur edhe Kongresi Botëror Maqedonas, Shoqatave e ish-pjesëtarëve të forcave maqedonase të sigurisë, Forumi për Siguri dhe shoqata tjera.

Por, nga ana tjetër, ministri Besimi dje ka rikonfirmuar se ka qenë pjesë e një delegacioni qeveritar të udhëhequr nga zëvendëskryeministri Musa Xhaferri dhe se me praninë e pjesëtarëve të ARM-së nuk është shkelur ligji i mbrojtjes. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:48 / 18.06.2013
Noizy dhe Duda

Noizy dhe Duda, një diss për Unikkatilin?

Liderët e grupeve binjake, OTR dhe Double G Army, Noizy dhe Duda, kanë lansuar një bashkëpunim të jashtëzakonshëm pas nj...
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
9:10 / 19.06.2013

BE forcon rregullat për agjencitë e klasifikimit të kreditit

Bashkimi Europian (BE) do të vendosë më 20 qershor rregulla më të rrepta mbi agjencitë e klasifikimit, me synim stabilite...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.