Kërkohet kthimi i shërbimit ushtarak në Maqedoni

10:23 / 2.08.2012
Në Maqedoni po shqyrtohet mundësia e rikthimit të shërbimit të obliguar ushtarak, edhe pse ky kusht është hequr para gjashtë viteve.

Sipas të përditshmes "Den", Shtabi i përgjithshëm i Armatës së Maqedonisë ka kërkuar nga Ministria e Mbrojtjes rikthimin e shërbimit të obligueshëm ushtarak. Kjo siç thuhet kërkohet për shkak të sigurimit të kuadrit të nevojshëm dhe për zvogëlimin e mjeteve që po harxhohen në ushtri lidhur me ushtarët e paguar dhe shërbimet e tjera.

Heqja e shërbimit të detyrueshëm ushtarak ndodhi para gjashtë viteve, në kuadër të reformave për ofrimin e vendit në NATO, transmeton Ina.

Ky propozim i fundit po shqyrtohet me seriozitet në qarqet qeveritare, por edhe në Ministrinë e Mbrojtjes që udhëhiqet nga Fatmir Besimi.

Analisti ushtarak dhe ish-zyrtari i lartë i Armatës së Maqedonisë, Bllagoja Markovski ka deklaruar se me këtë vendim Maqedonia do të kthehej prapa, pasi që ushtrisë që janë pjesë e NATO-s po ecin drejt profesionalizimit të plotë dhe krijimit të një ushtrie moderne profesionale. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto: Arkiv
Foto: Arkiv
 
 
Magazina
0:03 / 24.05.2013
Elhaida Dani

Elhaida inspiruese, në finale të Voice of Italy

Këngëtarja fantastike shqiptare, Elhaida Dani, ka arritur që të kualifikohet në finalen e spektaklit të talentëve të k...
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
21:43 / 23.05.2013
Foto: Arkiv

Kuvendi kërkon dënimin e “piromanëve” të pyjeve

Në Kuvendin e Kosovës është debatuar sot me shumë hollësi për gjendjen e pyjeve të Kosovës, ndërsa ka pasur kritika n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.