Kërkojnë drejtësi për vrasjet politike
Tashmë kur kanë krijuar shoqatën e tyre (shoqata “Thirrje për drejtësi”), familjarët e personave të vrarë për motive politike e që kryesisht konsiderohen si njerëz të LDK-së thonë se në ditët në vijim do të trokasin në dyer të të gjitha institucioneve kompetente për të kërkuar ndriçimin e vrasjeve të të afërmve të tyre. Iniciativën e tyre e përkrah edhe KMDLNJ-ja, por udhëheqësit e saj thonë se “në Kosovë nuk ka gatishmëri për t’i hapur plagët e vjetra”, shkruan “Koha Ditore”.
Kryetari i kësaj shoqate, Imer Imeri, ka bërë me dije se janë në pritje të pajisjes me certifikatën e regjistrimit si OJQ për t’i nisur angazhimet e saj me qëllim të përshpejtimit të hetimeve për t’i zbardhur vrasjet që deri më tash nuk ka ndodhur. /Telegrafi/