Kërkon drejtësi

15:40 / 4.02.2012
Mes 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, në veri të Mitrovicës vriten 11 shqiptarë. Deri sot, askush nuk ka dhënë përgjegjësi për këtë krim.

Shaip Canhasi, në 12 vjetorin e vrasjes së bashkëshortes së tij, thotë se nuk është lodhur duke kërkuar drejtësi, por duke mos marrë përgjigje.

Plaku, i cili jeton i vetmuar prej asaj kohe, nuk dëshiron ta përkujtojë atë natë tmerri.

"Jam lodhur e mërzitur dhe nuk kam guxim të hyj shumë thellë për ta rikujtuar atë natë. Nga mërzia dhe sëmundja më duhet të përdor rregullisht hapa", thotë ai për Kosovapress.

Plaku mitrovicas, i cili rregullisht viziton varrin e bashkëshortes së vrarë, thotë se kurrë nuk ka marrë përgjigje nga institucionet, në lidhje me këtë rast. Ai pretendon se dihen edhe vrasësit, prandaj ndjehet “edhe më keq që policia dhe institucionet relevante nuk veprojnë në këtë drejtim”.

“Ajo që ka ndodhur, nuk kthehet më prapa”, thotë ai. “Tash jam lodhur dhe nuk më ka mbetur shumë forcë, por nga e vërteta nuk do të heq dorë asnjëherë". /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim
 
 
Magazina
10:22 / 17.05.2012
Genta Ismajli

Genta Ismailji bashkëpunim me Dj Blunt

Këngëtarja Genta Ismajli do të vijë në bashkëpunim kësaj radhe me DJ kosovar DJ Blunt.
Teknologji
10:53 / 17.05.2012
Rënie e dërgesave të kompjuterëve në Evropën Perëndimore

Rënie e dërgesave të kompjuterëve në Evropën Perëndimore

Sipas të dhënave të cilat i ka grumbulluar kompania Gartner, dërgesat e kompjuterëve personal në Evropën Perëndimore gj...
Ekonomi
11:05 / 17.05.2012

Kina rrit kërkesën për ar

Kërkesa kineze për ar ka arritur një rekord të ri në tremujorin e parë të vitit 2012, bën të ditur Këshilli Botëror ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.