Kërkon njohjen e Kosovës nga Iraku

11:13 / 14.09.2012
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, gjatë një takimi me presidentin e Irakut, Xhalal Talabani, ka kërkuar që Bagdadi ta pranojë Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran.

Sipas njoftimit nga Zyra e Pacollit, takimi ndërmjet Pacollit dhe presidentit irakian është mbajtur në Berlin të Gjermanisë.

Gjatë takimi është diskutuar për proceset politike, nëpër të cilat po kalojnë të dy vendet.

Pacolli i ka paraqitur të arriturat e Kosovës prej shpalljes së pavarësisë në shkurt të vitit 2008, e deri tash, kur ka përfunduar mbikëqyrja ndërkombëtare e pavarësisë së Kosovës.

Në njoftim, po ashtu, theksohet se presidenti Talabani e ka ftuar zëvendëskryeministrin Pacolli që ta vizitojë Irakun. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Behgjet Pacolli
Behgjet Pacolli
 
 
Magazina
23:48 / 18.06.2013
Noizy dhe Duda

Noizy dhe Duda, një diss për Unikkatilin?

Liderët e grupeve binjake, OTR dhe Double G Army, Noizy dhe Duda, kanë lansuar një bashkëpunim të jashtëzakonshëm pas nj...
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
17:34 / 18.06.2013

Draghi: Do të monitorojmë zhvillimet ekonomike dhe monetare

Banka Qendrore Europiane (BQE), është e gatshme të veprojë, nëse do të jetë e nevojshme për të ndihmuar ekonominë e E...
>
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.