Këshilli i Sigurimit dënon dhunën në Jemen
Këshilli i Sigurimit ka dënuar fuqishëm sulmin terrorist në Jemen, që la të vdekur rreth 100 ushtarë, duke i cilësuar si veprime terroriste. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, dënoi fuqishëm sulmin, duke theksuar se autorët se do ta mbajnë përgjegjësinë.
Ai u kërkoi gjithashtu të gjithë jemenasve për të kundërshtuar dhunën, raportojnë mediat.
Presidenti amerikan Barack Obama, ndërkohë, tha se SHBA-ja është shumë e shqetësuar me sulmet terroriste në Jemen.
Sulmi thuhet të jetë shkaktuar nga Al-Qaeda. /Telegrafi/