Këshilli i Sigurimit i OKB-së është njw fyerje e madhe për të gjithë!

21:26 / 26.09.2012
Presidenti i Iranit Mahmoud Ahmadinejad, ka akuzuar të mërkurën Perëndimin për “kanosjen” bërthamore në një fjalim të mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, e cila u bojkotua nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli shfrytëzojnë kërcënimet për programet bërthamore për të frikësuar kombet tjera, ndërkohë që sipas tij, vetes ia lejojnë këtë të drejtë.

Presidenti i Iranit lëshoi kritika të ashpra edhe kundër Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke thënë se ai është nën dominimin e disa qeverive. Ai tha se diskutimini në organizatën botërore është një fyerje e madhe për të gjithë.

Ahmadinejad tha gjithashtu se e drejta e vetos nga disa vende dhe ajo që ai e quajti “monopolizim” i pushtetit e kanë bërë të pamundur për Këshillin e Sigurimit të mbrojë të drejtën e vendeve.

Irani është nën sanksionet e OKB-së për programin e tij të debatueshëm bërthamor. Fuqitë botërore dyshojnë se Irani po kërkon të prodhojë armën bërthamore por Teherani zyrtar thotë se synimet e tij janë paqësore.

Presidenti amerikan, Barack Obama, një ditë më parë tha se koha nuk është e pakufizuar në lidhje me zgjidhjen e krizës së programit bërthamor të Iranit përmes diplomacisë. Ai tha se Shtetet e Bashkuara respektojnë të drejtën e kombeve për të pasur qasje në energjinë bërthamore për qëllime paqësore, por, një Iran i pajisur me armë bërthamroe, sipas tij, do të kërcënonte eliminimin e Izraelit, sigurinë e shteteve të Gjirit dhe stabilitetin e ekonomisë globale. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Mahmoud Ahmadinejad
Mahmoud Ahmadinejad
 
 
Magazina
12:57 / 22.05.2013
Genta Ismajli

Genta fton “ta pastrojmë Kosovën”

Genta Ismajli i është bashkuar fushatës “Ta pastrojmë Kosovën”, një fushatë e nisur për të mobilizuar të gjithë ...
Teknologji
11:12 / 22.05.2013
IBM të lansojë Watson, rivalin e rrezikshëm të Siri dhe Google Now

IBM të lansojë Watson, rivalin e rrezikshëm të Siri dhe Google Now

Verën e kaluar, prodhuesi i famshëm i pajisjeve elektronike, IBM pati folur për ri-fokusim të kompjuterit të saj inteligje...
Ekonomi
13:23 / 22.05.2013

Qeveria po luan me kodin telefonik

Në shtator të vitit të kaluar, me iniciativën e deputetëve të Lëvizjes për Bashkim (LB), Kuvendi miratoi rezolutën pë...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.