KFOR-i dënon sulmin ndaj serbëve, “harron” të dënoj sulmin ndaj Policisë

18:40 / 28.06.2012
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, përmes një komunikate për medie, ka dënuar fuqishëm, siç thuhet, “aktin e dhunshëm dhe të mjerueshëm me koktej Molotov ndaj pesë autobusëve serbë në afërsi të “Hotelit Victory” në Prishtinë që ndodhi të enjten.

KFOR-i ndërkaq ka përshëndetur përkushtimin e institucioneve përgjegjëse që të kryejnë hetim të plotë për këtë akt të dënueshëm.

“Ky veprim i turpshëm është në kundërshtim me integritetin e mbajtjes së ambientit të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë dhe nuk ka vend në zhvillimet aktuale të një shoqërie moderne”, thuhet në fund të këtij reagimi, raporton Zëri.

Ndryshe, Policia e Kosovës sot është përleshur me një grup serbësh, të cilët kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, dhe, teksa po i kthenin drejt kufirit Kosovë-Serbi, në Merdare, serbët kanë sulmuar Policinë e Kosovës me gurë dhe gjësende tjera, duke lënduar kështu 32 zyrtarë policorë.

E për këtë incident, KFOR-i e as institucionet tjera ndërkombëtare në vendin tonë, nuk kanë reaguar fare. /Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
1:30 / 20.06.2013
Tuna

Shkëlqen zogu... (Video)

Pas pritjeve të gjata, është publikuar kënga e re me videoklip nga dy të dashuruarit më të përfolur të estradës, Tuna...
Teknologji
23:53 / 19.06.2013
Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Udhëheqësi i “webspam” team i Google-s, Matt Cutts, ndër pyetjet e shumta që iu janë drejtuar (që bëhen kryesisht ng...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.