KFOR-i me pikë kontrolli në veri
Trupat e KFOR-it kanë vendosur një pikë kontrolli në rrugën alternative Novi Pazar-Leshak.Në këtë pikë ndodhen trupat e KFOR-it që nga ora 9:00 e mëngjesit të së enjtes ku edhe kontrollojnë automjetet që futen në veri të Kosovës, raportojnë mediat serbe.
Ndryshe, rruga alternative Novi Pazar-Leshak, është një nga rrugët që përdoret nga serbët në veri të Kosovës. /Telegrafi/