Khan: Dikush po dëshiron ta mbajë Limajn në burg

21:44 / 18.04.2013

Ka përfunduar seanca e parë fillestare e procesit gjyqësor për rastin “Kleçka”. Pala mbrojtëse, prokurori dhe anëtaret e trupit gjykues të këtij procesi gjyqësor janë pajtuar që duke filluar nga java e ardhshme, t’i thërrasin vetëm tetë dëshmitarë për të dëshmuar në rastin “Kleçka”, ku akuzohen ish-komandanti i UÇK-së, Fatmir Limaj dhe nëntë bashkëluftëtarë të tij.

Gjatë kësaj seance pala mbrojtëse ka kërkuar nga trupi gjykues që Limajt dhe të gjithë të tjerëve t’u hiqet masa e arrestit shtëpiak.

Nga ana tjetër, pas paraqitjes së kësaj kërkese nga pala mbrojtëse, prokurori Maurizio Salustro ia ka dorëzuar kryetarit të turpit gjykues kërkesën për paraburgimin e Fatmir Limajt, gjë të cilën e ka kundërshtuar avokati i Limajt, Karim Khan, i cili ka thënë se “dikush po dëshiron që ta mbajë në burg Fatmir Limajn me çdo kusht”, transmeton RTK.

Për kërkesën e palës mbrojtëse për heqjen e masës së arrestit shtëpiak si dhe për kërkesën e prokurorit Salustro që Limajt t’i shqiptohet masa e paraburgimit, pritet që kryetari i Trupit gjykues të vendos sonte ose nesër në mëngjes.

Seanca e radhës për rastin “Kleçka” do të mbahet më 23 prill duke filluar nga ora 10:00, në të cilën do të dëshmojë dëshmitari i mbrojtur i prokurorisë me shifrën ‘A’. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.