KHS: Për shkak të myslimanëve, sulmuan shërbimet amerikane

15:31 / 20.10.2012

Serverët e Shërbimit Nacional Meteorologjik amerikan janë hakuar këtë javë nga një grup hakerësh që thuhet se janë nga Kosova.

Në një postim në pastebin.com, grupi që është identifikuar si "Kosova Hacker's Security" ka marrë përgjegjësinë, duke postuar si dëshmi edhe listën e dosjeve nga serverët. Sipas tyre, sulmi është protestë kundër politikës “amerikane që përdorë forcë në shtetet myslimane”.

"Për më tepër, sulmi ishte një hakmarrje e hakerëve kundër sulmeve të hakerëve amerikanë në impiantet nukleare në vendet myslimane. Një anëtarë i grupit ka thënë se nuk mund të rrinë të heshtur pa u shpaguar, përderisa ata i sulmojnë bazat tona nukleare”, ka thënë thotë Chrysostomos Daniel, nga firma e sigurisë Acunetix, sipas të cilit nga të dhënat që grupi ka mbledhur, sulmi mund të ndodhë prapë.

Paul Roberts, ekspert i teknologjisë në Sophos Naked Security, thotë se hakerët kanë tashti shumë llogari administrative që mund t’i përdorin më vonë.

“Pak dihet për grupin që e kanë marrë përgjegjësinë për sulmin”, thotë ai.

Faqja weather.gov mendohet të jetë një nga shumë sulmet në faqet qeveritare amerikane që ky grup ka kryer dhe se disa të tjera pritet të ndodhin në vazhdim.

Këtu sulme janë alarm për shërbimi amerikan të sigurisë. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Loen Panneta, ka thënë se vendi është i papërgatitur për një sulm të madh kibernetik, siç ishte i papërgatitur për sulmin e 11 shtatori 2011.

Shërbimi Meteorologjik amerikan ende nuk ka lëshuar një deklaratë për këtë rast. /Telegrafi/

 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.