Kina nis anijet në ishujt kontestues me Japoninë

9:21 / 11.09.2012
Mediat shtetërore kineze njoftojnë se dy anije qeveritare patrulluese janë dërguar në ishujt e kontestuar me Japoninë. “Anijet kanë arritur ujërat në afërsi të ishujve për të mbrojtur sovranitetin e vendit”, shkruan agjencia “Xinhua” në edicionin e saj online.

Lëvizja vjen pak ditë pasi Japonia konfirmoi planet e saj për të blerë ishujt, të njohur si Senkaku nga Tokioja dhe Diaoju nga Pekini.

Tensionet në muajt e fundit kanë qenë të lartë mes dy vendeve në lidhje me ishujt që ndodhen në detin e Kinës lindore.

Japonia kontrollon ishujt e pabanuar por të pasur me burime natyrore, të cilët pretendohen gjithashtu nga Tajvani.

Ndërkohë, kabineti qeveritar japonez ka vendosur të lëvrojë fonde rezervë për blerjen e tyre, bëjnë të ditur mediat japoneze.

Kontrata për blerjen e ishujve nga familja Kurihara parashikohet të nënshkruhet gjatë ditës së martë, kanë njoftuar mediat niponike.

Ditën e dhënë, zëdhënësi i qeverisë së Tokios deklaroi se Japonia do të blejë ishujt për të promovuar menaxhimin e qëndrueshëm dhe paqësor të tyre.

Por Kina nga ana e saj ka reaguar duke e cilësuar planin si ilegal dhe paralajmëroi se zbatimi i tij do të prekë marrëdhëniet dypalëshe. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
22:27 / 19.06.2013
Noizy

“Po Sikur”, bashkëpunim nga Zanfina dhe Noizy

Reperi nga Shqipëria, Noizy, duket se nuk e ka ndërmend të ndalet, pasi në kuadër të albumit të tij të ri, ai ka publik...
Teknologji
20:19 / 19.06.2013
LG me ekrane të lakueshme dhe të pathyeshme, gjatë vitit!

LG me ekrane të lakueshme dhe të pathyeshme, gjatë vitit!

LG është rrugës për tu bërë prodhuesi i parë i cili do të bëjë prodhimin në masë të ekraneve fleksibile dhe të pa...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.