Kinë, bllokohet “New York Times”

12:38 / 26.10.2012
Aksesi në “New York Times” u bllokua sot ne Kinë, pasi e përditshmja amerikane publikoi një hetim mbi pasurinë e madhe të grumbulluar nga të afërm të kryeministrit Wen Jiabao.

E përditshmja deklaroi se fillimisht një sulm hakerësh bllokoi hyrjen në seksionin e gazetës në gjuhën kineze, përpara se aksesi i saj në vendin më të populluar të botës të bllokohej plotësisht.

Referencat mbi artikullin u bllokuan edhe në faqet e tjera që përcjellin lajmin duke iu referuar “New York Times”-it.

Në raport, gazeta amerikane shkruan se duke përfituar nga pushteti, familja e Wen ka arritur të grumbullojë 2,7 miliardë dollarë, transmeton TCH.

”Shumë prej të afërmeve të kryeministrit Jiabao, përfshi djali i tij, vajza, vëllai i vogël dhe kunetërit, kanë vënë një pasuri të pabesueshme gjatë drejtimit të vendit prej tij”, akuzohej në “New York Times”.

”Në shumë raste, emrat e të afërmve janë të fshehura pas avokatëve apo partnerëve të biznesit, të cilët janë përgjithësisht të afërm të tjerë, kolegë apo ortakë biznesi”.

Në artikullin kritik, “New York Times” informoi se qeveria, ashtu si edhe të afërmit e Wenit, kanë refuzuar që të komentojnë mbi hetimet, të cilat bazohen mbi të dhënat e korporatave të ndryshme gjatë dy dekadave të fundit. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
14:09 / 25.05.2013
Angelina Jolie dhe Brad Pitt

Brad Pitt lëvdon babain e Gwyneth Paltrow

Aktori hollywoodian, Brad Pitt, ka lëvduar babain e ish-te dashures Gwyneth Paltrow, Bruce, pasi ky i fundit e ka ndihmuar që...
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
11:57 / 25.05.2013

Amerikanët kthehen në AKP, vetëm me njerëz profesionistë

Dorëheqja e kryetarit të Agjencionit Kosovar të Privatizimit, Blerim Rexhës, nuk është akt i mjaftueshëm për të kthyer...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.