Kinë: Përleshje e policisë me tibetianët, një i vrarë

9:10 / 14.08.2012
Raportohet se policia kineze e ka rrahur për vdekje një tibetian në provincën jugperëndimore Sichuan.

Radio Azia e Lirë, me seli në Shtetet e Bashkuara, ka raportuar mbrëmë vonë se përleshjet ndodhën pas vetë-sakrificës së dy tibetianëve në rrethin Aba të Sichuanit. Njëri prej këtyre dy personave ishte murg në një manastir lokal.

Sipas raportit, një numër i madh i policisë ishin përpjekur ta pastrojnë lokalitetin e sakrificës, por e gjithë kjo përfundoi me përleshje me tibetianët.

Mediat shtetërore nuk kanë raportuar për përleshje ose për vetë-sakrificën, kështu që gjendja shëndetësore e dy personave që bënë vetë-sakrificë, nuk dihet, transmeton Rel.

Afro 50 tibetianë e kanë ndezur vetveten në Kinë, prej vitit 2009, ndërsa shumica prej tyre gjatë këtij vetë-sakrifikimi, kanë brohoritur parulla kundër qeverisë dhe kanë bërë thirrje për kthimin e liderit të tyre shpirtëror në ekzil, Dalaj Lama. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
20:28 / 25.05.2013

Asgjë mes Dafinës dhe Bluntit

Dafina Zeqiri ka mohuar thashethemet e fundit në media se ajo ka një lidhje me DJ Blunt, ndërsa ka qeshur me spekulimet që ...
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.