Kinezja zemërmirë: Tërë jetën ka shpëtuar fëmijët e hedhur në plehra

15:08 / 15.08.2012
Plaka Lou Xiaoying për gati 50 vite ka mbijetuar duke gërmuar nëpër mbeturina dhe duke mbledhur plehra. Fëmijën e parë të hedhur e gjeti në vitin 1972. "Shtrihej e braktisur në mesin e gjërave të hedhura. Me siguri do të vdiste “, thotë heroina kineze nga e cila shumë njerëz mund të mësojnë.

Sëmundje e veshkave e një gruaje të veçantë në Kinë, ka tërhequr vëmendjen botërore për heroizmin e saj të heshtur, që ka filluar para 40 vitesh e vazhdon deri tash, ndonëse forca e ka lënë në moshën 88 vjeçare.

Ajo tërë jetë ka mbledhur bërllok, duke mbijetuar nga riciklimi i mbeturinave. Duke gërmuar në gjërat e hedhura, ka gjetur jo më pak se 30 foshnje të cilave ua ka shpëtuar jetën."E tëra filloi kur kam gjetur foshnjën e parë, një vajzë të vogël në vitin 1972, derisa mblidhja plehra”, rrëfen ajo për “Daily Mail”.

Ajo dhe burri i saj, i cili vdiq 17 vjet më parë, morën përgjegjësinë për disa prej tyre. Djali më i vogël, për të cilin ajo vendosi të kujdesej vetë, u gjet para gjashtë viteve, kur ajo ishte 82 vjeçe.

"Edhe pse unë kam qenë shumë e vjetër, nuk kam mundur ta injoroj foshnjën e ta lë të vdes në hedhurina. Dukej kaq i bukur dhe i pambrojtur. Është dashtë ta marrë me vete”, ka thënë ajo.

Asnjë nga fëmijët e saj nuk e ka njohur luksin, sepse Lou Xiaoying, gjithmonë ka jetuar në kushte të vështira. Megjithatë, kjo nuk e pengoi që edhe ato pak gjëra që i ka t’i ndajë me fëmijët që dikush i kishte lënë të vdesin.

Atë e ka ndihmuar edhe vajza e saj më e madhe, Zhang Caiying, që është fëmija i vetëm i saj biologjik. Ajo tani është 49 vjeçe dhe pasi nënën e ka të sëmurë, e di se duhet të vazhdojë kujdesin për fëmijët e braktisur. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
9:55 / 22.05.2013
Rumer Willis

Rumer Willis me rol të ri televiziv

Karriera si aktore e Rumer Willis ka marrë një shtytje të re pasi ajo ka fituar një rol në dramën televizive për të rin...
Teknologji
0:14 / 22.05.2013
Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Të gjithë e dinë se aksionet e Apple janë duke teposhtëzen gjatë disa muajve të fundit, por a është kjo rënie duke nd...
Ekonomi
10:52 / 22.05.2013
Foto: Arkiv

Pulat e Fushë Kosovës!

Komuna e Fushë Kosovës ka investuar në “kultivimin” e pulave vojse. Në fillim të javës së ardhshme kjo komunë do t'...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.