Kisha Katolike - përgjegjëse për krimet e priftërinjve

15:20 / 12.07.2012
Gjykata e Apelit në Britani mbështeti vendimin e vitit të kaluar, sipas të cilit Kisha Katolike mund të mbahet përgjegjëse për krimet e kryera nga priftërinjtë e saj.

Vitin e kaluar gjykata vendosi në favor të një gruaje që thotë se kur ajo ishte vajzë e mitur, është sulmuar dhe përdhunuar nga një prift nga Dioqeza e Portsmouthit. Megjithatë, fjala ishte për priftin William Baldwin, i cili në ndërkohë ka vdekur, për çka ajo ka kërkuar që përgjegjësinë ta marrë Dioqeza.

Avokatët e saj vitin e kaluar kanë theksuar se ky ishte rasti i parë për të cilin gjykata duhet të vendoste nëse ka “lidhje mes priftit katolik dhe peshkopit të tij, njëjtë siç ka lidhje mes punëdhënësit dhe të punëmarrësit".

Një zëdhënëse e dioqezës ka thënë se "apeli nuk ishte përpjekje për të shmangur ose shtyrë pagesën e kompensimit për viktimat në pretendimet e miratuara, por se çështja po drejtohet në bazat e parimeve ligjore që përfshijnë natyrën e shoqërisë civile dhe të lirisë fetare".

Gjykata në fund vuri në dukje se ky vendim do të ketë ndikim dhe rëndësi të madhe për kërkimet dhe paditë tjera kundër Kishës Katolike. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
22:19 / 21.05.2013
Zach Galifianakis, Foto: Getty Images

Galifianakis fton një të pastrehë në premierën e filmit

Komiku Zach Galifianakis ka bërë një gjest mjaft tërheqës në premierën e filmit “The Hangover Part III” në Los Ange...
Teknologji
0:14 / 22.05.2013
Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Të gjithë e dinë se aksionet e Apple janë duke teposhtëzen gjatë disa muajve të fundit, por a është kjo rënie duke nd...
Ekonomi
16:26 / 21.05.2013
Foto: Ilustrim

Disa lagje në Prishtinë pa rrymë gjatë tërë ditës

Që nga orët e hershme të mëngjesit nuk po punon një linjë e energjisë elektrike në rrugën “Mustafë Statovci” në ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.