Kisha serbe e pëlqen platformën për Kosovën

14:21 / 30.12.2012
Patriarku Irinej i Kishës Ortodokse Serbe ka thënë se Platforma e Serbisë për Kosovën është mënyra më e mirë për zgjidhjen e “këtij problemi”.

Duke folur për mediat serbe, ai ka mbështetur dialogun e kryeministrit të Serbisë, Ivica Dacic, me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, duke thënë se “të gjitha problemet duhet të zgjidhen me bisedime”, transmeton Rel.

Irinej po ashtu ka thënë se politika e Serbisë “edhe Evropa, edhe Kosova” nuk është e pamundur, por ka paralajmëruar se nëse “dikush nga Serbia do që të heqë dorë nga Kosova për të qenë pjesë e bashkësisë evropiane, ai do të ishte një çmim tejet i lartë që nuk mund të paguhet”.

Platforma e e Beogradit për Kosovën, pos tjerash, parasheh një lloj autonomie për komunat me shumicë serbe në veri.

Dokumenti është kundërshtuar fuqishëm nga autoritetet në Prishtinë. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
0:03 / 24.05.2013
Elhaida Dani

Elhaida inspiruese, në finale të Voice of Italy

Këngëtarja fantastike shqiptare, Elhaida Dani, ka arritur që të kualifikohet në finalen e spektaklit të talentëve të k...
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
21:43 / 23.05.2013
Foto: Arkiv

Kuvendi kërkon dënimin e “piromanëve” të pyjeve

Në Kuvendin e Kosovës është debatuar sot me shumë hollësi për gjendjen e pyjeve të Kosovës, ndërsa ka pasur kritika n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.