Klani familjar që trafikoi 50 femra kosovare në Gjermani

18:55 / 24.10.2012
Është kapur në Gjermani një rrjet i madh kosovarësh që kanë bërë tregti me qenie njerëzore. Me këtë rast, në 14 bastisje të kryera janë arrestuar në pjesë të ndryshme të Gjermanisë 22 persona (mes tyre edhe katër femra), të dyshuar për trafikim të femrave nga Kosova në Gjermani. Të arrestuarit janë nga mosha 18 deri në 60 vjeç.

Te të arrestuarit bëhet fjalë për një klan familjar nga Kosova, i cili ka trafikuar 50 femra kosovare, duke i futur ato ilegalisht në Gjermani dhe duke i shitur më tutje si skllave. Veç kësaj, vajzat thuhet t`i jenë nënshtruar keqtrajtimit të shumëfishtë seksual.

Bastisjet dhe arrestimet janë bërë në Baden Würtemberg, gjegjësisht në qytetet Konstancë, Shtutgart, Heidelberg dhe Esslingen, njoftuan mediet gjermane.

Femrat e trafikuara janë sjellë në Gjermani përmes Italisë e Francës dhe një pjesë e tyre janë transportuar më tutje për në shtetet e Skandinavisë, transmeton Albinfo.

Qysh në vitin 2011 autoritetet kishin zbuluar një vajzë 15 vjeçe në qytetin Konstancë, e cila me rrëfimin e saj kishte hedhur dritë mbi trajtimin e pashpirt që klani i përmendur i bënte vajzave të trafikuara.

Duke shfrytëzuar mjerimin e tyre dhe mungesën e lidhjeve familjare e shoqërore në vendin e huaj, trafikantët i kanë shfrytëzuar ato për punë shtëpie pa kompensim material dhe i kanë keqtrajtuar seksualisht ose i kanë shitur te padronët tjerë. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
11:12 / 25.05.2013
Katy Perry

Katy Perry në lidhje me agjentin e saj

Katy Perry besohet se ka gjetur një romancë të re, dhe ai është agjenti i saj Michael Kives.
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
11:09 / 25.05.2013
Foto: Reuters

Sekreti bankar zviceran i ka ditët e numëruara

Bashkimi Evropian beson se në vit humbasin një miliard euro për shkak të evazionit fiskal. Shumë nga këto para mendohet s...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.