Klapacova: BE-ja nuk ka pasur politikë të duhur për Ballkanin

12:48 / 31.08.2012
Para se të njohë pavarësinë, Sllovakia do që Kosova dhe Serbia të ndërtojnë marrëdhënie normale. Kështu thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë analistja sllovake, Lucia Klapacova.

Sipas saj, qëndrimi i Sllovakisë nuk është i drejtuar kundër Kosovës, por mënyrës se si ka ndodhur pavarësia.

“Ka disa arsye për këtë. Ka shumë parti politike në Sllovaki dhe të gjitha nga to kanë arsye të ndryshme. Arsyeja më e rëndësishme ka të bëjë me marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore. Pra, ky pozicion i Sllovakisë nuk është i drejtuar kundër Kosovës dhe pavarësisë së saj, por ka mospajtime për mënyrën se si ka ndodhur pavarësia. Për aq kohë sa Serbia dhe Kosova të jenë në gjendje që të ndërtojnë marrëdhënie në mes vete, Sllovakia mund do ta pranojë Kosovën – në çdo kohë”, theksoi Klapacova.

Duke folur për mosunitetin e BE-së, Klapacova thotë se ky mekanizëm as që ka provuar të ketë pozicion të unifikuar për Kosovën.

Ajo ka folur edhe për vizitën e ish-kryeministrit sllovak, Mikulas Dzurinda.

“Dzurinda ka qenë në Kosovë së fundmi. Unë kam qenë me të. Ai ka biseduar me autoritete të ndryshme në Prishtinë, si dhe në Beograd, për çështjet politike në të dyja vendet. Por, qëndrimi i tij nuk ka qenë në formën e ofertës ‘ja ku jam, dua të ndërmjetësoj’. Ai ka qenë në cilësinë e ish-kryeministrit, si dhe të anëtarit të Parlamentit sllovak dhe të Komitetit për çështje të jashtme, për të siguruar informacione të mjaftueshme, në mënyrë që ta kuptojë më mirë situatën. Kjo ishte e tëra”, tha ajo.

Analistja sllovake duke folur për Kosovë tha se është një shtet, që përballet me disa çështje të vështira, të cilat duhet të zgjidhen.

“Ndër to, gjetja e zgjidhjes për veriun, e cila është shumë e rëndësishme. Pastaj është edhe çështja e komunitetit ndërkombëtar. Që Kosova të jetë plotësisht e pavarur, prezenca e institucioneve ndërkombëtare përfundimisht duhet të zvogëlohet. Natyrisht, Kosova duhet të punojë edhe në zhvillimin ekonomik, si dhe në çështje të tjera. Personalisht, besoj se Kosova do të mund t’i arrijë këto qëllime”, tha ndër të tjera Lucia Klapacova. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto: Arkiv
Foto: Arkiv
 
 
Magazina
22:19 / 21.05.2013
Zach Galifianakis, Foto: Getty Images

Galifianakis fton një të pastrehë në premierën e filmit

Komiku Zach Galifianakis ka bërë një gjest mjaft tërheqës në premierën e filmit “The Hangover Part III” në Los Ange...
Teknologji
0:14 / 22.05.2013
Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Të gjithë e dinë se aksionet e Apple janë duke teposhtëzen gjatë disa muajve të fundit, por a është kjo rënie duke nd...
Ekonomi
16:26 / 21.05.2013
Foto: Ilustrim

Disa lagje në Prishtinë pa rrymë gjatë tërë ditës

Që nga orët e hershme të mëngjesit nuk po punon një linjë e energjisë elektrike në rrugën “Mustafë Statovci” në ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.