Klosi: Berisha dështoi me të gjitha

13:59 / 15.08.2012
Partia Socialiste deklaroi të mërkurën se kryeministri Sali Berisha ka dështuar në çdo aspekt të qeverisjes, duke përfshirë edhe luftën kundër krimit.

Deputeti i PS-së, Blendi Klosi po ashtu tha se në krye të SHISH emërohen njerëz që i kryejnë shërbime vetëm kryeministrit.

“Sali Berisha ka dështuar në qeverisje, në përmbushjen e kërkesave të BE-së apo me zgjedhjen e një presidenti konsensual....Berisha vendosi një shërbëtor në krye të vendit dhe si në vitin ‘97 vuri në SHISH vendosi një njeri që të mbarojë vetëm problemet e tij. Sot një tjetër krim ka ndodhur, çfarë bën Policia e Shtetit. Sa vlerë ka jeta e shqiptarit, çfarë bën policia e shtetit dhe sa të tjerë duhet të vriten që dikush, diku të mbajë përgjegjësi”, tha deputeti socialist, duke iu referuar vrasjes në qytetin e Elbasanit.

Sipas tij, Shqipëria rrezikon për herë të tretë procesin e integrimit për shkak të mos përmbushjes së kritereve.

Ai akuzoi gjithashtu kryeministrin se nuk është i interesuar për pavarësinë e gjyqësorit, pasi i intereson një sistem i gjunjëzuar përpara familjes dhe pushtetit të tij. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:39 / 25.05.2013
Joana

Joana: Ish- i dashuri kërkoi që të ktheheshim bashkë

Njëra nga banoret mjaft të përfolura në edicionin e gjashtë të “Big Brother”, Joana, ka thënë se beson që lidhja e...
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.