KMDLNJ, gazetarëve: Informoni, mos ‘linçoni’!

15:48 / 11.02.2013
KMDLNJ ka vlerësuar se një numër i gazetarëve po prodhon tema dhe tituj mbështetur kryesisht në spekulime. Organizata për të mbrojtjen e të drejtave të njeriut thekson se në shumë raste ato që quhen “burime të mirinformuara vendore dhe ato ndërkombëtare’, në fakt janë dezinformata që bëhen nga qarqe të ndryshme dhe grupe interesi me qëllim të përbaltjes së personave të caktuar, duke ua rrënuar integritetin moral, familjar apo rrethin e tij.

“Kjo dukuri është sidomos e rrezikshme kur kemi të bëjmë me persona të privuar nga liria, ata që dyshohen për vepra të ndryshme penale të cilët ende pa përfunduar hetimet dhe ende pa një vendim të plotfuqishëm të gjykatës përgjegjëse portretizohen si kriminelë të rrezikshëm të cilëve ‘gazetaria hulumtuese’ apo ‘eskadroni i gazetarëve të parapaguar për vrasje publike përmes linçimeve gjithashtu publike” e marrin rolin e hetuesve policorë, gjykatave, prokurorisë dhe të njësitit për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore’”, theksohet në komunikatën e KMDLNJ-së.

“Është aktual rasti i Fatmir Limajt, i cili së bashku me të akuzuarit tjerë u lirua dhe tash përsëri gjykohet. Rasti Haradinaj gjithashtu. Rasti Abazi ishte kurdisje tipike. Të ‘ dyshuarit’ për vrasjen e Xhemajl Mustafës ku përfoleshin emra të caktuar. Skandali i madh dhe rasti Dino Asanaj. Arrestimi i pabazuar i mjekëve dhe si emër i njohur Tunë Pervorfi. Krejt këta dhe shumë të tjerë dolën të pafajshëm pasi u linçuan publikisht dhe iu bënë dëme thuaja të pariparueshme”, thuhet në komunikatën e KMDLNJ-së.

Sipas organizatës, opinioni kosovar u trondit me rastin e Hamdi Sopës, zyrtarit për informim të Qeverisë së Kosovës.

“Rreth këtij rasti pati dhe ka spekulime të shumta me ç’rast ende pa filluar hetimet dhe kur procesi është në fazën nismëtare po paragjykohet fajësia e anëtarëve të ngushtë të familjes, përkatësisht gruaja dhe dy vajzat e të ndjerit”, thuhet në komunikatën e KMDLNJ-së. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
20:01 / 24.05.2013
Adrian Gaxha dhe Floriani

Gaxha dhe Floriani sjellin këngën e re

Adrian Gaxha dhe Floriani kanë lansuar sot këngën e tyre më të re duet të titulluar “Kjo Zemër”.
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.