KMDLNJ: Kishte dhunë ndaj protestuesve
Dhuna nuk ka munguar në përballjet mes policisë dhe protestuesve.Në KMDLNJ thonë se janë duke hartuar një raport më të detajuar për protestën, por edhe për trajtimin e të arrestuarve në qendrat e mbajtjes.
Edhe një institucion tjetër është në përgatitje e sipër të një raporti për ngjarjet e kësaj fillimjave. Avokati i Popullit, Sami Kurteshi, thotë se nga ajo që është parë nga monitoruesit, por edhe raportimet mediale, ka pasur tejkalim të kompetencave nga policët, transmeton KTV.
Kurteshi ka deklaruar të mos ketë marrë ndonjë përgjigje nga institucionet pas raporteve që ishin hartuar për protesta të ngjashme, siç ishin ato të 14 e 22 janarit, të organizuara nga Lëvizja “Vetëvendosje”. /Telegrafi/