KMDLNJ: Politizim i UP-së, të shpallet konkurs i ri për rektor

12:24 / 31.07.2012
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) ka reaguar ndaj zgjedhjes së Ibrahim Gashit, rektor i Universitetit të Prishtinës, duke vlerësuar se zgjedhja e tij është rast eklatant i vazhdimit të politizimit të këtij Universiteti përmes imponimit politik të kandidatit të preferuar.

KMDLNj thekson se edhe më parë ka reaguar për mënyrën si janë zgjedhur rektorët e mëparshëm, duke vlerësuar se ndikimi politik ka qenë përcaktues për zgjedhjen e tyre.

“Zgjedhja e zotit Gashi rektor i UP-së është rast eklatant i vazhdimit të politizimit të këtij Universiteti përmes imponimit politik të kandidatit të preferuar. Bordi i Universitetit ka qenë jo objektiv dhe i pasinqertë në deklarimin e tij për mosndërhyrje politike në procesin e zgjedhjes së rektorit të UP-së. Pikërisht ky Bord u emërua që zgjedhja e rektorit politik të kalojë pa probleme dhe pa kundërshtime. Nuk është fort e zakonshme që për zgjedhje të tilla të ketë një koncensus i 100% sikur në rastin e zgjedhjes së rektoratit të ri. Z. Gashi ka dhënë dorëheqje nga postet politike vetëm pasi është siguruar se zgjedhja e tij si rektor i UP-së është çështje e përfunduar. Prandaj, KMDLNj pyet: pse është dashur të organizohet kjo farsë për zgjedhjen e rektorit të ri kur kemi të bëjmë me një emërim politik?!”, thuhet në reagimin e KMDLNJ-së.

Sipas Këshillit.... i tërë procesi i “zgjedhjes” së rektorit të UP-së është i parregullt, i kurdisur duke i vënë në pozitë të pabarabartë dhe duke i diskriminuar kandidatët e tjerë të UP.

“Dhe këtu kemi të bëjmë me shkelje të rëndë dhe flagrante të drejtave të njeriut përmes manipulimit të konkursit për rektor të UP. Prandaj ky vendim duhet të anulohet dhe të shpallet konkurs i ri në të cilin do të zgjidhej rektori i UP-së jashtë çdo ndikimi politik, profesionist, i përgjegjshëm dhe i ndërgjegjshëm për gjendjen katastrofale në të cilën gjendet arsimi publik në Kosovë, nga ai fillor deri te ai universitar. Vazhdimësia e ndikimit politik në UP vetëm sa do ta degradojë Universitetin e Prishtinës”, vlerëson Këshilli.

Sipas KMDLNj-së, të deklarosh se nuk është ndikimi politik mënyra si është zgjedhur rektori e ri të UP-së dhe se është jashtë politikës për kandidatin qe një muaj më parë ka qenë nënkryetar i një subjekti politik dhe zëvendësministër dhe i cili është “dorëhequr “nga politika është non sens i llojit të vet!. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
11:29 / 19.06.2013
Kim Kardashian

Kim ka xhiruar lindjen e vajzës

Procesi i lindjes së vajzës së Kim Kardashian është xhiruar, por pamjet kurrë nuk do të mund të shihen nga publiku.
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
12:58 / 19.06.2013

Ministria e Infrastrukturës favorizon kompanitë për mirëmbajtjen e rrugëve

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), akuzon Ministrinë e Infrastrukturës (MI), se përmes kritereve të caktuara të tender...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.