Koalicioni ka vetëm 59 deputetë “besnikë”

10:52 / 16.07.2012
Koalicioni qeverisës në fund të sesionit pranveror ka mbetur me vetëm me 59 deputetë “besnikë”. Qeverisja Thaçi duhet të shpresojë në një opozitë të paunifikuar, në të kundërtën do të ketë telashe në drejtimin e vendit deri në fund të mandatit. Grupet parlamentare në opozitë kanë vetëm 51 deputetë, por së bashku me deputetët pa grup parlamentar dhe disa “të revoltuar” të pozitës, mund të kenë shumicën në Kuvend. Deputetët pa grup parlamentar tashmë janë bërë dhjetë.

“Po të ishte opozita e unifikuar, mandati i kësaj qeverie do të ishte shumë i shkurtër”, thotë deputetja e AAK-së, Donika Kada-Bujupi.

Në sesioni vjeshtor Qeveria duhet t’i bëjë llogaritë për miratimin e ligjeve dhe për evitimin e mocioneve mosbesuese, në përkrahjen e deputetëve pa grup parlamentar, për më tepër që në grupet parlamentare që përbëjnë qeverinë, ka deputetë që kanë dhënë argumente se nuk i binden aq lehtë Qeverisë.

“Rrallë ndodh në botë që pakicat politike të qeverisin me stabilitet”, thotë Lutfi Haziri, nga LDK-ja, që në zgjedhjet e fundit ka mbetur në opozitë.

Edhe Haziri fajëson opozitën për një qeveri të pakicës që vazhdon të qeverisë me vendin. “Qeverisja e pakicës do të varet krejt prej asaj se sa do të jetë e unike dhe e forcuar opozita”, theksoi Haziri.

Në Kuvend, PDK-ja ka 34 deputetë, disa prej të cilëve nuk i binden Qeverisë. Në koalicion qeverisës është edhe Koalicioni për Kosovën e Re. Ky koalicion tani në grup ka vetëm 8 deputetë. Disa nga deputet e këtij koalicioni janë shprehur disa herë kundër politikave të Qeverisë, edhe pse kanë nënshkruar marrëveshje qeverisëse.

Qeveria është në koalicion edhe me SLS-në që ka 11 ulëse në parlament si dhe me grupin 6+. Por së bashku nuk e përbëjnë shumicën.

Në opozitë janë LDK-ja me 27 vende, AAK me 12 vende dhe “Vetëvendosje” me 12 deputetë. Lëvizja për Bashkim ka dy deputetë të larguar nga Grupi parlamentar i “Vetëvendosjes”, por që nuk i janë bashkuar grupeve tjera. Partitë e minoriteteve kanë 7 deputetë pa grup parlamentar. Disa nga ta thuhet se përkrahin politikat e Qeverisë, por se nuk janë të rregullt në mbledhje, shkruan “Koha Ditore”. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
22:19 / 21.05.2013
Zach Galifianakis, Foto: Getty Images

Galifianakis fton një të pastrehë në premierën e filmit

Komiku Zach Galifianakis ka bërë një gjest mjaft tërheqës në premierën e filmit “The Hangover Part III” në Los Ange...
Teknologji
0:14 / 22.05.2013
Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Të gjithë e dinë se aksionet e Apple janë duke teposhtëzen gjatë disa muajve të fundit, por a është kjo rënie duke nd...
Ekonomi
9:27 / 22.05.2013

Lufta kundër evazionit fiskal, prioritet emergjent i BE-së

Presidenti i Bashkimit Europian (BE), Herman Van Rompuy deklaroi se lufta kundër evazionit fiskal ishte një prioritet emergje...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.