Kollçaku rikthehet në grevë

10:31 / 21.10.2012
Ish-të përndjekurit politikë kanë hyrë sot në ditën e 30-të të grevës së urisë, pavarësisht vendimit të Gjykatës së Tiranës, e cila ka urdhëruar ndërprerjen e grevës. Ata nuk pranojnë të lëvizin nga tendat e grevës, ndërsa pretendojnë se greva po zhvillohet në kushte terrori.

Gjendja e tyre shëndetësore sa vjen e rëndohet,ndërkohë që dje ata kanë deklaruar se iu janë hequr ilaçet dhe lëngjet, problem ky i denoncuar edhe nga Avokati i Popullit Igli Totozani.

Mësohet se sot në mëngjes është rikthyer pranë ambienteve të grevës ish-i dënuari Agim Kollçaku, i cili mbrëmë u dërgua me urgjencë në Qendrën Spitalore ‘Nënë Tereza’, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, transmeton BW.

Sot, ai është kthyer sërish me autoambulancë para ambienteve të grevës dhe qëndron aty pasi nuk lejohet nga policia të bashkohet me shokët. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
11:21 / 21.05.2013
Wayne dhe Coleen Rooney

Rooney bëhet baba për së dyti

Coleen Rooney ka lindur fëmijën e dytë të saj me Wayne Rooneyn, një djalë të cilin dyshja e kanë emëruar Klay Anthony.
Teknologji
15:40 / 20.05.2013
Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Edhe pse Bashkimi Evropian promovon integrimin më të thellë mes shteteve anëtare, kjo gjë nuk vërehet tek çmimet e roami...
Ekonomi
11:50 / 21.05.2013

Menaxhmenti i AKP-së me mandat të dyshimtë

Privatizimi i Ndërmarrjeve Shoqërore po bëhet nga menaxhmenti me mandat të skaduar. Kështu të paktën pretendon kryetari ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.