Kolonel Xhavit Sadrijaj emërohet atashe ushtarak në Gjermani

14:30 / 16.03.2013
Me vendim të ministrit të Punëve Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, të enjten në Berlin ka filluar punën atasheu ushtarak i Kosovës në Republikën Federale të Gjermanisë, Xhavit Sadrijaj.

Kolonel Sadrijaj në punën e tij do të angazhohet për realizimin e detyrave dhe përgjegjësive në pajtim me Marrëveshjen e Shkallës së Shërbimit ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Ministrisë të Forcës së Sigurisë të Republikës së Kosovës.

Të enjten, Sadrijaj është pritur në Ambasadën e Kosovës në Berlin nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani, Skender Xhakaliu, me ç’rast edhe ka filluar zyrtarisht punën në këtë Ambasadë.

Emërimi i kolonel Sadrijajt në postin e atasheut ushtarak në Berlin, është hap në kuadër të orientimeve strategjike të politikës së jashtme të Kosovës, për të fuqizuar misionet diplomatike të Republikës së Kosovës dhe dinamizmin e diplomacisë kosovare.

Deri më tani, në misionet diplomatike të Kosovës nëpër botë janë emëruar disa atashe, angazhimi i të cilëve po jep rezultate të rëndësishme për forcimin e marrëdhënieve të Kosovës me vendet mike si dhe avancimin e punës së Ambasadave të Kosovës, thuhet nw njoftimin e MPJ. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
22:45 / 18.06.2013
Antonio Banderas, Foto: Getty Images

Banderas e J.Lo në filmin për minatorët e Kilit

Shpesh thuhet “një histori si në filma” kur diçka e jashtëzakonshme ndodh. Është rasti i 33 minatorëve që dy vite m...
Teknologji
16:18 / 18.06.2013
Huawei Ascend P6, është veç 6.1mm i hollë!

Huawei Ascend P6, është veç 6.1mm i hollë!

Huawei sot edhe zyrtarisht e ka prezantuar modelin më të ri të telefonit të saj Android, përkatësisht modelin Huawei Asce...
Ekonomi
17:34 / 18.06.2013

Draghi: Do të monitorojmë zhvillimet ekonomike dhe monetare

Banka Qendrore Europiane (BQE), është e gatshme të veprojë, nëse do të jetë e nevojshme për të ndihmuar ekonominë e E...
>
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.