Komercializohet edhe arsimi...

22:30 / 16.03.2013
Sistemi i arsimit është bërë arenë e korrupsionit dhe paaftësisë profesionale, konsiderojnë njohës të kësaj fushe. Sipas tyre, korrupsioni fillon që nga regjistrimi i fëmijëve në kopshte, e deri te niveli i lartë i arsimit - apo blerja e diplomave.

Halim Hyseni, nga Qendra për Arsim e Kosovës, tregon disa shqetësime që kanë përfshirë sistemin arsimor. Sipas tij, ka raste kur në universitet janë regjistruar studentë vetëm me shkollë fillore, me diploma të falsifikuara të shkollës së mesme dhe sot janë në pozita të larta institucionale.

Shqetësim tjetër, sipas tij, është se studentët paguajnë provimet, si për një notë më të mirë, ashtu edhe për të marrë provimet. Me këto dukuri, thotë Hyseni, po atakohet e ardhmja e Kosovë.

“Korrupsion është kur ne pranojmë njerëz në studime pa e përfunduar shkollën e mesme. Ata... përfundojnë studimet, ndoshta edhe pa hy në provime, e nëse i kanë edhe njerëzit e vet në pushtet, punësohen menjëherë. Kështu, i tërë procesi i zhvillimit të Kosovës futet në një rreth vicioz”, deklaron Hyseni për Radio Evropa e Lirë.

Edhe disa studentë pohojnë se korrupsioni ka përfshirë nivelin e lartë të arsimit. Arbeni (i cili nuk dëshiron ta bëjë publik mbiemrin, për shkak të frikës nga - siç thotë ai - hakmarrja e profesorëve) është student në Fakultetin e Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës, ndërsa thotë se di raste kur studentët kanë kaluar provimet për shkak se kanë pasur profesorët të njohur.

“Kemi rastin e prodekanit të Fakultetit të Arkitekturës. Ai nuk vë notën 10, asnjëherë, por në gjeneratën kur e ka pasur djalin e vet, ka vënë 10-she. Diku dhjetë studentë në atë kohë kanë marrë notën 10. Thuhet se me intervenim e ka kryer edhe lëndën Teknologjia e Betonit”, thotë Arbeni.

Bekimi është student në vitin e parë në Fakultetin Ekonomik. Edhe ai thotë se ka raste kur studentet kalojnë provimin pa mësuar. Ai, madje, tregon se këtë ofertë ia kanë bërë edhe disa kolegë.

“Njoh studentë që kanë kaluar, fare pa mësuar, pasi kanë të njohur në fakultet. Edhe mua më kanë thënë shko tek ‘iks personi’ për të marrë notë, por nuk kam pranuar”, tregon Bekimi.

Edhe përfaqësues të studentëve pohojnë se perceptimet për këto dukuri ekzistojnë, por mungojnë rastet konkrete për të dëshmuar. Arian Janova, nga Lista Studentore "Reforma", thotë se organizatat studentore kanë insistuar nga studentët që të paraqesin ankesë me shkrim lidhur me këtë çështje, por, sipas tij, studentët hezitojnë të japin emra.

“Ka profesorë që shesin nota, ka studentë që hyjnë për kolegun e tyre në provim, ka studentë që me para punojnë temën e diplomës bachelor, temën e masterit", thotë Janova. "Mirëpo, ne nuk jemi organ kompetente që të marrin emra dhe ata i nuk japin”.

Edhe zyrtarë në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë nuk e përjashtojnë mundësinë e ekzistimit të korrupsionit në sistemin e arsimit. Por, sipas tyre, deri më tani, palët nuk kanë paraqitur dëshmi. Këshilltari politik në Ministrinë e Arsimit, Ragip Gjoshi, bën thirrje që nëse dikush ka fakte, t\'i denoncojë ata.

Sidoqoftë, Halim Hyseni, nga Qendra për Arsim e Kosovës, thekson se arsimi në vend po nxjerr në pah korrupsionin, paaftësinë, ryshfetin dhe bllokimin e të gjitha shtigjeve për një arsim cilësor, si në nivelin e ulët, ashtu edhe në atë të mesëm dhe universitar. Pasojat do të jenë shumë të mëdha, pasi, sipas tij, korrupsioni në arsim reflektohet pastaj në të gjitha fushat e jetës. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto: Ilustrim
Foto: Ilustrim
 
 
Magazina
18:29 / 20.05.2013
Eneda Tarifa, Foto: FB

Eneda lind vajzë

Këngëtarja nga Shqipëria, Eneda Tarifa, të hënën ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.
Teknologji
15:40 / 20.05.2013
Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Edhe pse Bashkimi Evropian promovon integrimin më të thellë mes shteteve anëtare, kjo gjë nuk vërehet tek çmimet e roami...
Ekonomi
18:10 / 20.05.2013

Ekspert Kosovar prezent në Balkan Venture Forum 2013

Pavarësisht se në listen e 36 kompanive të përzgjedhura që do të marrin pjesë në garën e veçantë në kuadër të ko...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.