Komisioni për AKI-në rrezikon të shuhet

9:36 / 16.03.2013
Mosverifikimi i anëtarëve të Komisionit për Mbikëqyrje të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, po e çon këtë komision drejt një krize të thellë. As takimi urgjent i mbajtur të premten nuk i ka ulur tensionet që ekzistojnë mes deputetëve të këtij komisioni.

Disa nga deputetët kanë propozuar edhe shuarjen e këtij organi pasi, sipas tyre, nuk po arrin ta kryejë mandatin e plotë të marrë nga Kuvendi. Këto polemika mes anëtarëve janë shfaqur pas debatit të së enjtes në Kuvend, shkruan "Tribuna".

Deklarata e kryeparlamentarit se AKI-ja nuk është e konsoliduar për të bërë verifikimin e deputetëve, por edhe deklarata kundërthënëse e kryetarit të komisionit Florin Krasniqi, ka irrituar anëtarët e komisionit të cilët kërkuan përgjegjësi nga ky i fundit. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
17:25 / 24.05.2013
Kristen Stewart dhe Robert Pattinson

Robert nuk ia fal tradhtinë të dashurës

Robert Pattinson nuk mund t’ia falë Kristen Stewart për skandalin e saj të tradhtisë.
Teknologji
16:19 / 24.05.2013
Edhe Google synon Waze, për 1 miliard dollarë

Edhe Google synon Waze, për 1 miliard dollarë

Google, krijuesi i sistemit operativ Android, është duke e konsideruar blerjen e shërbimit mobil të hartave, aplikacionin W...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.