Komuna e Kumanovës heq gjuhën shqipe nga faqja zyrtare

11:12 / 27.09.2012
Komuna e Kumanovës nuk përdor gjuhën shqipe në faqen zyrtare të internetit. Autoritetet e kësaj komune kanë hequr gjatë kohë përdorimin e gjuhës shqipe nga faqja zyrtare, ku qytetarët shqiptarë kanë probleme lidhur me informacionet që duhet siguruar.

Gjatë kohë, portali zyrtar i komunës vijon të mbetet në gjuhën maqedonase, ndërsa nga komuna vazhdimisht kanë arsyetuar se problemi është teknik dhe pritet të bëhet versioni edhe në shqip.

Komuna e Kumanovës përbëhet nga rreth 30 për qind shqiptarë, pa përfshirë komunën e Likovës. Kryetari i kësaj komune Zoran Damjanovski ka arritur që të sigurojë mazhorancën dhe bashkëqeverisjen edhe me dy këshilltarë shqiptarë, transmeton INA.

Qytetarët për këtë rast fajësojnë edhe përfaqësuesit shqiptarë në kuadër të kësaj komune se nuk bëjnë asgjë për të ndryshuar këtë situatë, por edhe për gjendjen e përfaqësimit të shqiptarëve.

Partitë shqiptare të opozitës në këtë qytet theksojnw se Damjanovski gjatë dy mandateve të tij të pushtetit ka arritur që të manipulojë me disa parti shqiptare, duke mos realizuar projekte infrastrukturore dhe zhvillimore për shqiptarët, por duke u fokusuar vetëm nëpër zonat kryesisht të banuara me maqedonas. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Teknologji
13:49 / 20.05.2013
Rrjeti i biznesit Kozzer.com me mundësi të reja

Rrjeti i biznesit Kozzer.com me mundësi të reja

Portali i bizneseve kosovare Kozzer.com pas një rinovimi disa mujor, është kthyer me një pamje dhe brend të ri. Tani bizne...
Ekonomi
14:19 / 20.05.2013

Rruga e Kombi falimenton tragetet në liqenin e Komanit

Tragetet në liqenin e Komanit ka muaj që janë ankoruar në breg të liqenit, në Fierzë, për shkak të mungesës së udhë...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.