Konfiskohen 25 krerë gjedhe të kontrabanduara

17:12 / 22.10.2012
Policia kufitare e Kosovës sot ka konfiskuar 25 krerë gjedhe, të cilat kanë qenë duke u kontrabanduar nga territori i Republikës se Maqedonisë. Konfiskimi i gjedheve është bërë në fshatin Drabesh komuna e Vitisë, i cili ndodhet ne brezin kufitar me Maqedoninë.

Pas ndalimit të kafshëve nga ana e policisë, tw cilat ne momentin ndaljes kanë qenë pa përcjellës (pa pronar), është njoftuar Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë se kafshët janë pa pronar dhe pa numër te identifikimit.

Me këtë inspektorati veterinar ka marr vendim qe këto kafshë të konfiskohen dhe te dërgohen ne fermën e kontraktuar nga AUV, e cila shfrytëzohet si karantinë deri ne kryerjen e proceduara sipas ligjeve në fuqi.

Pas inspektimit të kryer ne karantinë është vërtetuar se kafshët janë ne gjendje te mirë shëndetësore, janë te racave dhe moshave te ndryshme. Po ashtu gjatë javës së kaluar janë konfiskuara 11 krerë kafshë te kontrabanduara nga Serbia dhe Maqedonia,të cilat lëndë janë proceduar sipas procedurave standarde të operimit për rastet e kafshëve te kontrabanduara. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
17:26 / 22.05.2013
Trevor Bolder

Ndërron jetë basisti i Bowiet dhe “Uriah Heep”

Basisti i grupit “Spiders From Mars” (me frontmen David Bowien), Trevor Bolder, ka ndërruar jetë në moshë 62 vjeçare.
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
16:49 / 22.05.2013
Haxhi Arifi

Arifi: Të dehur, ata që kërkojnë shkarkimin tim

Kërkesa e anëtarëve të disa sindikatave të Kosovës, që kanë kërkuar largimin e Haxhi Arifit nga posti i kreut të Bash...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.