Konfiskohet drogë dhe para në pikat kufitare

19:49 / 22.12.2012

Autoritetet doganore të Maqedonisë informuan për kapjen e 1 kilogram heroinë dhe 15 mijë dollarëve të paligjshëm amerikan në vendkalimin kufitar Bogorodicë me Greqinë.

Në një rast tjetër janë konfiskuar 26.700 euro në vendkalimin kufitar Tabanoc me Serbinë.

Droga prej 1 kilogramëve u gjet në autobusin e linjës Stamboll – Gostivar tek një shtetas shqiptarë. Ai kishte fshehur atw në pjesët e trupit dhe pas kontrollit të policisë, u gjet kjo sasi e heroinës.

Ndërkohë, 15 mijë dollarët u konfiskuan nga një shtetas serb, i cili gjithashtu udhëtonte me autobusin e kësaj linje.

Nga ana tjetër, 28 mijë euro u gjet tek një shtetas i Maqedonisë në pikën kufitare “Tabanoc”.

Gjatë verifikimit dhe kontrollit të makinës së tij të tipit “Golf”, policia ka marrë në pyetje atw, duke i kërkuar që të deklarohet se sa para posedon. Ai ka informuar se posedonte 20 mijë euro, por gjatë kontrollit të tij janë gjetur 28 mijë euro. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.