Konjufca: Lidhja e Prizrenit, procesi i kombformimit modern

23:23 / 10.06.2012
Në 134 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Lëvizja Vetëvendosje në Prizren organizoi tribunën “134 vjet LSHP, 100 vjet shtet shqiptar, ku janë shqiptarët sot”, në të cilën ligjëruan, politikanë, historianë e letrarë nga hapësira gjithëshqiptare.

Tribunën, e cila u mbajt në kinemanë e qytetit, e hapi Glauk Konjufca, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje dhe nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, i cili tha se Lidhja e Prizrenit është procesi i kombformimit modern shqiptar.

Sipas tij, ajo ka ngjizur një Ide e cila kryeneçësisht, pra pas mbi 130 vitesh, synon aktualizimin e vetvetes, "e kjo do të thotë - Ideja e cila është njësi të trupëzohet si njësi. Pra, që Kombi ta ketë Shtetin e vet".

“Lidhja e Prizrenit ka pasur një mori efektesh vendimtare për kombformimin shqiptar, duke filluar prej identitetit e deri te organizimi. Por njëri prej aspekteve më me rëndësi të Lidhjes së Prizrenit është doktrina e forcës vetanake”, theksoi Kojufca, thuhet në një kumtesë të lëshuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ai përmbylli fjalën e tij, duke cituar një fragment të letrës së Pashko Vasës drejtuar ambasadorit austrohungarez të asaj kohe në Stamboll: “’Dua të jetoj, dua të shkoj përpara, dua të jem i lumtur! Përse doni të më coptoni? Jam anëtar i familjes suaj. Më ndihmoni të futem në shoqërinë tuaj dhe të marr pjesë me ju në të mirat e qytetërimit. Kam një shpirt dhe një zemër bujare, kam vullnet të mirë; ...do të shihni se si, i shpëtuar nga pengesat që vënë në rrezik qenien time, do të shkoj përpara aq shpejt, sa edhe të tjerët’".

Ndërsa , Abdi Baleta, politikan nga Tirana, ka folur për politikat shqiptare që e kanë stagnuar çështjen kombëtare, kurse Lidhjen Shqiptare të Prizrenit e cilësoi si gurthemel të Lëvizjes Vetëvendosje!

Në tribunë ligjëruan edhe Fatmir Sylejmani, profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe nga Tetova, Qazim Namani historian nga Prishtina dhe Xhemaledin Salihu kryetar i Shoqatës për Trashëgimi Kulturore nga Lugina e Preshevës, të cilët u fokusuan në përgjithësi në etapat historike nëpër cilën kaluan dhe ku gjinden shqiptarët sot.

Në sheshin Shatërvan, kjo lëvizje të dielën organizoi edhe ekspozitën e fotografive. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
15:18 / 24.05.2013
Atifete Jahjaga

Presidentja feston 20-vjetorin e maturës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaba, është duke u bërë gati që të festojë 20-vjetorin e mbrëmjes s...
Teknologji
13:50 / 24.05.2013
Huawei të debutojë me Ascend P6

Huawei të debutojë me Ascend P6

Muajin e ardhshëm, saktësisht më 18 qershor, Huawei do të mbajnë një ngjarje të re mediale, në të cilën thuhet se do ...
Ekonomi
15:18 / 24.05.2013

Ministri Beqaj priti në takim ambasadorin austriak

Ministri i Financave Besim Beqaj, ka pritur në takim zyrtar ambasadorin e Republikës Federale të Austrisë në Prishtinë...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.