Konkursi “problematik” për drejtorë të klinikave

16:24 / 12.07.2012
Zgjedhja e drejtorëve të klinikave të QKUK-së edhe kësaj radhe ka shkaktuar mospajtime, si nga kandidatët që nuk arritën të përzgjidhen në krye të klinikave, po ashtu edhe nga sindikalistët e shëndetësisë.

Doktoresha Sueda Latifi Hoxha, gjinekologe, është njëra nga kandidatet për drejtoreshë të Klinikës Gjinekologjike Obstetrike, e cila nuk është përzgjedhur si udhëheqëse.

“Nuk ka shkuar në rregull. Bazuar në të gjitha veprimet dhe aftësitë profesionale të cilat i kam dëshmuar gjatë 33 vjetëve në profesion, e 25 në arsim, kam konsideruar se jam lider i denjë dhe strategjik për udhëheqjen e klinikës gjinekologjike. Por, komisioni ka vendosur ndryshe... Sa është i denjë komisioni që të na vlerësojë, është një gjë që duhet të diskutohet”, thotë Hoxha për “Radion Evropa e Lirë”.

Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, nuk ka njohuri se është bërë ndonjë shkelje procedurale.

“Në mënyrë zyrtare ende nuk kam marrë asnjë ankesë. Nga anash kam marrë informata se është shpallë lista e drejtorëve dhe se në mesin e atyre që kanë konkurruar ka pasur pakënaqësi që e konsideroj se është normale", thotë ai.

Blerim Syla, kryetar i Sindikatës së Shëndetësisë, pohon se sindikata në fjalë ka pasur mjaft ankesa lidhur me përzgjedhjen e udhëheqësve të klinikave.

“Ne kemi shumë ankesa. Janë adresuar ankesat në këshillin e pavarur dhe në Ministrinë e Shëndetësisë. Se çka do të ndodhë, do të shohim në ditët në vijim”, shprehet ai.

As ushtruesi i detyrës së sekretarit të përhershëm në Ministrinë e Shëndetësisë, Gani Shabani, i cili njëherazi edhe është përgjegjës për procedurën në fjalë, nuk ka përgjigje lidhur me këtë çështje.

“Raporti nga komisioni vlerësues ende nuk ka ardhur te ne”.

Nexhmedin Shala, anëtar i komisionit vlerësues për zgjedhjen e drejtorëve të klinikave, deklaron se janë përzgjedhë të gjithë ata që i kanë përmbushur kriteret, bazuar në statutin e QKUK-së. Xhemajl Selmani, kryetar i sindikatës së QKUK-së, nuk mendon kështu.

“Kanë bërë shkelje rreth afateve ligjore dhe shkelje që i kanë evidentuar aktivistët tanë që kanë marrë pjesë gjatë përzgjedhjes së drejtorëve. Gjitha ankesat, edhe të ndara, por edhe grupore që i kanë bërë doktorët, ne do t’i analizojmë dhe pastaj do të dalim me qëndrimin tonë”, thekson Selmani.

Zyrtarë në Qendrën Klinike Universitare, kanë deklaruar se as nuk e mohojnë e as nuk e pohojnë anulimin e këtij konkursi.

“Sa i përket anulimit, unë nuk e mohoj e as nuk e pohoj që do të ketë anulim. Një gjë dihet: komisioni ka vepruar në bazë të ligjeve në fuqi”, thotë Shpend Fazliu, zëdhënës në këtë institucion.

Sidoqoftë, klinikat brenda QKUK-së, për më shumë se dy vjet udhëhiqen nga ushtrues detyre, gjë që konsiderohet si e kundërligjshme nga ekspertë shëndetësorë. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
22:09 / 22.05.2013
Lyrical Son dhe Mc Kresha

Lansohet kënga e re e Kreshës, Lyricalit dhe Kaos

MC Kresha, Lyrical Son dhe Kaos kanë publikuar këngën e tyre të re, të titulluar “Sa Mirë Me Kon Une”.
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
16:49 / 22.05.2013
Haxhi Arifi

Arifi: Të dehur, ata që kërkojnë shkarkimin tim

Kërkesa e anëtarëve të disa sindikatave të Kosovës, që kanë kërkuar largimin e Haxhi Arifit nga posti i kreut të Bash...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.