Konsolidimi i gjyqësorit, sfidë vendimtare

18:32 / 30.07.2012
Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka pritur në një takim kreun e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadorin Eugen Wollfarth, gjatë bashkëbisedimit me të cilin vuri theksin në konsolidimin e sistemit gjyqësor si një sfidë vendimtare për vendin.

Kreu i Shtetit shqiptar vlerësoi mbështetjen e OSBE-së dhe bashkëpunimin e ngushtë me ODIHR-in dhe ekspertët e tij në kuadër të reformës zgjedhore, e cila u përmbyll me sukses gjatë këtij muaji. Presidenti nënvizoi gjithashtu kontributin personal të Wollfarth dhe vlerësoi rolin e tij për gjetjen e konsensusit politik, si në rastin e reformës së Kodit Elektoral dhe vijimin e punës për projektligjin për heqjen e imunitetit.

Ambasadori, nga ana e tij, vlerësoi zhvillimet e shpejta që Shqipëria ka bërë në fushën e reformave dhe demokratizimit të institucioneve dhe shprehu besimin se institucionet dhe politika shqiptare do të vazhdojnë në këtë rrugë edhe sa i përket projektligjit për heqjen e imunitetit, i cili do t’i shërbejë luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Nishani e siguroi bashkëbiseduesin për bashkëpunimin e ngushtë të tij me të gjitha institucionet shtetërore, politike dhe shoqërinë civile në mënyrë të hapur dhe transparente për të dhënë kontributin e tij institucional në zhvillimin demokratik dhe funksionimin efikas të institucioneve demokratike. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
20:28 / 25.05.2013

Asgjë mes Dafinës dhe Bluntit

Dafina Zeqiri ka mohuar thashethemet e fundit në media se ajo ka një lidhje me DJ Blunt, ndërsa ka qeshur me spekulimet që ...
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.