Kopjet e 94 librave të regjistrimit certifikohen në Nish

15:55 / 27.07.2012
Më 26 dhe 27 korrik, EULEX-i i ka certifikuar 94 kopje të librave origjinale të regjistrave të Kosovës për lindjet, vdekjet dhe martesat që e mbulojnë territorin e Janjevës dhe Babushit të Muhaxherëve, Komuna e Lipjanit.

Përmes projektit të EULEX-it janë certifikuar gjithsej 218 kopje të librave të regjistrit civil dhe fetar të lindjeve, martesave dhe vdekjeve për territorin e Janjevës dhe Babushit të Muhaxherëve, Komuna e Lipjanit.

Nga gjithsej 218 kopje, 124 janë për territorin e Janjevës në Komunën e Lipjanit. Në këtë projekt të vogël janë angazhuar nëntë persona prej të cilëve gjashtë janë studentë serbë.

“Së shpejti do të realizohet një Projekt më i madh që e përfshin EULEX-in, Përfaqësuesin Special të BE-së dhe Këshillin Danez për Refugjatë për t’i riprodhuar kopjet e të gjithë librave/regjistrave civil origjinal të Kosovës që aktualisht gjenden në Serbi. Numri i këtyre librave vlerësohet të jetë rreth 12,036. Kopjet e certifikuara të regjistrave origjinal janë pjesë e marrëveshjeve të arritura më 2 korrik 2012 në mes të Prishtinës dhe Beogradit në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, thuhet në kumtesën e EULEX-it.

Më tej thuhet se certifikimi i kopjeve të gjitha librave ekzistues origjinal të regjistrit civil që gjenden në Serbi do t’i mundësojë Kosovës t’i ketë të dhënat e duhura dhe cilësore të regjistrit civil të nevojshme për krijimin e të dhënave të besueshme të regjistrave civil/popullatës. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
0:31 / 19.05.2013
Foto: Reuters

Danimarka fiton Eurovisionin

Përfaqësuesja e Danimarkës, Emmelie de Forest, me këngën “Only Teardrops”, ka triumfuar në natën finale të edicioni...
Teknologji
19:59 / 18.05.2013
Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Alternativa e softuerit më të famshmë në botë - Microsoft Office, Google dhe aplikacionet e saj gjithmonë kanë vuajtur ...
Ekonomi
20:56 / 18.05.2013

Qeveria do të kërkojë sqarim nga amerikanët për Trepçën

Pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet konsorciumit amerikan “New Generation Power”, dhe Ministrisë për Miniera dhe...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.